Bota

SHBA, rastet po rriten tek zonat më kokëforte në hezitimin ndaj vaksinave

SHBA ende po lufton me hezitimin ndaj vaksinave dhe po sheh rritje të madhe të rasteve në zonat më kokëforta.

Në Mobile County, Alabama rastet janë rritur me 400% në një muaj, njoftoi CNN.

Sipas zyrtarëve, vetëm një e katërta e banorëve janë vaksinuar plotësisht krahasuar me pothuajse gjysmën e popullsisë së përgjithshme të SHBA.

Ndërsa ata i bënë thirrje kujtdo që është vaksinuar të flasë me njerëz që e dinë se hezitojnë, guvernatorja e Arkansasit, një shtet tjetër i jugut, ka dalë në turne, duke u përpjekur të bindë personalisht komunitetet.

Asa Hutchinson ka mbajtur takime për të dëgjuar shqetësimet nga skeptikët ndaj vaksinave dhe kundër dezinformimit.

Vetëm rreth një e treta e popullsisë së Arkansasit është vaksinuar. Ajo ka më shumë raste për frymë në SHBA, ku 1,342 u raportuan të premten.

Back to top button