Uncategorized

“Të nënshtrosh një turmë apo  të qeverisësh një shoqëri”

“Është raporti i gjërave dhe jo i  njerëzve ai që sjell luftën.”

Fragmente politike nga Zhan-Zhak Ruso:

-Populli mund të kontraktojë vetëm me vetveten: sepse po të kontraktonte me funksionarët e vet, duke i bërë mbajtës të pushtetit të tij dhe duke mos patur asnjë grant për këtë marrëveshje, kjo nuk do të ishte një kontratë por një dorëzim në mëshirën e tyre.

-Ju më nënshtruat me anë të forcës, dhe gjersa qetë më i forti, unë ju binda besnikërisht. Tani, kur shkaku që më bënte robin tuaj nuk ekziston më, robërimi im merr fund, kurse ju nuk do dinit të më thonit pse ju bindesha, pa më thënë në të njëjtën kohë edhe pse nuk ju bindem më.

-Të gjitha të drejtat civile mbështeten mbi të drejtat e pronës, sapo të hiqet kjo e fundit, asnjë e drejtë tjetër nuk mund të ekzistojë. Drejtësia do të ishte vetëm një iluzion, pushteti vetëm një tirani, autoriteti publik nuk do të kishte asnjë bazë ligjore, prandaj asnjeri nuk do të ishte i detyruar ta njihte, veçse për sa kohë do të ishte i detyruar më anë të forcës.

-Ligësia, në thelb, është vetëm një kundërshit i vullnetit individual ndaj vullnetit publik. Pikërisht për këtë nuk mund të ketë liri ndërmjet ligjeve, sepse, nëse çdo njeri bën sipas vullnetit të tij, atëherë do t’i kundërvihej vullnetit politik,  apo vullnetit të fqinjit të tij më së shumti- që të dyve, dhe në qoftë se do të detyrohej t’i bindet vullnetit publik, ai nuk do ta realizojë kurrë vullnetin e tij.

-Në qoftë se ka ndonjë sovran që sillet në bazë të maksimave të kundërta, atëherë ky është një tiran. Dhe në qoftë se ka ndonje shtetas të aftë për t’i frymëzuar maksima të tilla sovranit të tij, ky është një tradhtar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button