Teknologji

TEKNOLOGJI / Risia, iPhone 6 do të jetë “gjigand”

Zbulohen karakteristikat e smartphone-t të ri të Apple. Nga shtatori në dy versione, 4.7 dhe 5.5 polsh

iphone-6“Pyes veten mos vallë Apple është zemëruar me mua për faktin që e shqetësov, kur kërkova një iPhone më të madh. Por kam dëgjuar që më në fund, në shtator do të ma dëgjojnë këshillën”. Kështu shkruante Donald Trump në Twitter të dielën që kaloi. Katër ditë përpara se Nikkei Asian Revieë të zbulonte detaje të rinj mbi smartphone-n e ri të Mollës. Sipas faqes japoneze në internet, si LG edhe Sharp janë duke prodhuar ekranët për iPhone 6. Apo më mirë: për dy iPhone 6. Zërat flasin për dy versione të ndryshëm, njëri me ekran 4.7 polsh dhe tjetri më i madh, me ekran 5.5. Lancimi parashikohet për në shtator. Me një cmim që disa në internet thonë se do i kalojë 1000 dollarët për modelin kryesor. E pashmangshme ndoshta, sidomos për sa u përket dimensioneve. iPhone 5S është smartphone i nivelit të lartë më i vogël në qarkullim, vetëm 4 polsh. Shumë pak në krahasim me cfarë ofron konkurrenca. HTC, Sony, LG dhe Samsung po orientohen drejt ekranëve mbi 5 polsh, duke i dhënë jetë epokës së të ashtuquajturve “phablet”, një shartim mes telefonit dhe tabletit. Dhe sic ka thënë Trump në një Twitter në muajin tetor, në iPhone nuk rrit ekranin ka rrezik të humbasë parësinë. Edhe për përmbajtjen: në fakt, sipas një studimi të Nielsen, koha që shpenzohet për të naviguar, blerë dhe shkruajtur në telefon është në proporcion me përmasën e ekranit. “Nuk di nëse lidhja është vërtetë kaq e ngurtë”, kundërshton Andrea Rangone i Universitetit Politeknik të Milanos. “Intensiteti i përdorimit të iPhone, numri i aplikacioneve që shkarkohen për shembull, është më i madh në krahasim me botën Android. Por është e vërtetë që lundrimi në internet nga smartphone-t është rritur shumë: 75 minuta në ditë në janar 2014, kundrejt 60 minutave vitin që kaloi. Ndërkohë që kompjuteri personal është tek 106 minuta nga 123 që ka qenë një vit më parë dhe tableti mbetet tek 66 minutat”.

Dy studime të cituar nga Wall Street Journal bien ndesh mes tyre: nga njëra anë ai i Jeong Ho Kim i Northern Illinois University, ku këmbëngulet që shpejtësia e shkrimit rritet me ekranet më të mëdhenj, nga ana tjetër teza e mbështetur prej Harvard School of Public Health, në Boston, që mendon se sa më të mëdhenj të jenë ekranët me prekje, aq më pak arrihet të shfrytëzohen. Si të thuash: secilit ekranin e tij, sipas madhësisë së duarve. “Dimë që disa kompani kanë kryer studimet e tyre”, vazhdon Rangone. “Smartphone ideal është diku rreth 4.5 polsh, por varet nga madhësia e duarve”. Ndoshta prej kësaj iPhone ka përgatitur dy versione. Mëkat që në botën e smartphone ka një lloj trade off-i: zgjedhja e njërës prej mundësive që ofron tregu, do të sillte humbjen e vlerës së të tjerave.

Leave a Reply

Back to top button