Magazine

Tendencat e pranverë-verë 2018: rregullat për të veshur të verdhën

Le ta hamendësojmë se e keni parë  Dasmën Mbretërore dhe ju ka pëlqyer e verdha e Amal Clooney-it. Ndoshta keni menduar të përdorni të njëjtin tonalitet në dasmën e një mikeje. është pa dyshim një nga ngjyrat më në modë për verën e 2018-s së bashku edhe me ngjyra të tjera të forta, por edhe më e vështira për t’u veshur. Ja disa rregulla për të mos gabuar.

Padyshim që po për të verdhën shafran.

Ky është tonaliteti, të cilit duhet t’i mëshoni. E ka përdorur mes të tjerëve Jacquemuspër koleksionin e tij të frymëzuar nga jugu i Francës dhe  është pikërisht kjo zgjedhja e Amalit për një veshje komplete, duke përfshirë edhe kapelen që tërhoqi shumë vëmendje në ditën e dasmës së Meghan e Harry-it.

Ndoshta e verdha limon.

E zbehtë, thuajse e bardhë. Duke u nisur nga pasarelat milaneze të  Luisa-s Beccaria-s dhe Trussardi-it  është veçanërisht e përshtatshme për njerëz me lëkurë transparente, të zbehtë dhe me flokë të kuq zjarri, tipi i Ema Stone, në të kundërt risku  është i lartë.

Kategorikisht jo të verdhës okër.

Me një tonalitet në të gjerlbër dhe përdorim tek mëndafshi është ngjyra që shkon më pak. Mbretëresha Maxima e Hollandës e ka veshur disa herë kohët e fundit, por pa sukses. Të njëjtin mendim ndajmë edhe për Karlie Klossme me një version flokësh bjondë- plantin dhe me një veshje në kontrast.

Një rënie e ngjyrave tropikale.

Lule të mëdha, gjethe dhe zogj ekzotik të lejojnë një përzierje ngjyrash që përfshin të verdhën, por edhe jeshilen dhe të zezën. Mund të jetë kompromisi i duhur.

E verdha origjinale, në varësi të personit.

Mbetet ngjyra në versionin e saj më klasik. Këtu rregulli  është një dhe i vetëm: sa më e errët të jetë ngjyra e lëkurës, ngjyrë e natyrale ose e nxirë nga dielli, aq më e vogël do të jetë mundësia për të mos u dukur keq. Kujdes edhe për ngjyrën e flokëve, pa dyshim që bruneve u shkon më shumë se biondeve.

Leave a Reply

Back to top button