Analiza

UKRAINA / Përse maji është një “minë me sahat”

ukraina mine me sahatMes referendumit, zgjedhjeve presidenciale dhe përvjetorëve, muaji maj mund ta transformojë luftën civile në një konflikt. Objekti për t’u ruajtur: baseni i Donbasit dhe burimet e tij

Nuk është bërë ende si Bosnja, por lufta civile në lindje të Ukrainës ka hyrë në një muaj vendimtar. Në 9 maj, festa e fitores (sovjetike) kundër nazifashizmit mund të shkaktojë përplasje të tjera, mbi të gjitha në rrethinat e Donetskut dhe Luganskut, epiqendra të revoltës separatiste. Në Kharkiv, “kryeqytet” i Verilindjes, filorusët do të zbreshin në shesh. Dhe qeveritarët janë që tani gati për betejë, duke filluar që nga ekstremistët e Sektorit të Djathtë. 9 maji është një datë që mund të sjellë rrezik edhe në Odesë, pas sulmit dhe vrasjes së më shumë se 40 filorusëve: Kievi ka dërguar atje një repart special të Gardës Kombëtare. Edhe në kryeqytet, rrugës për në aeroport janë ngritur postblloqe nga filoqeveritarët, të cilët i druhen “një pushtimi” me rastin e 9 majit.

Në 11 maj, filorusët kanë paralajmëruar mbajtjen e një referendumi për pavarësinë e Republikës së Donetskut. Ushtria ukrainase po i rimerr me vështirësi bastionet separatistë si Slaviansku, pikërisht që të shmangë mbajtjen e votimit të shumëdiskutuar. Muaji i pasionit do të përmbyllet në 25 maj me zgjedhjet presidenciale, që mund të mos zhvillohen në shumë qytete lindorë.

Në lojë në fakt janë edhe burimet e rajonit rebel të Donbasit, i pasur me metale dhe qymyr. Një herë e një kohë një rajon bujqësor shumë pjellor, ai u transformua nga Stalini në qendrën e industrië së rëndë sovjetike. Ndonëse një pjesë e madhe e minierave janë jo funksionale, baseni qymyrmbajtës i Donbasit është i katërti në Europë për nga madhësia. Rajoni përreth qytetit të Donetskut mbulon vetëm 5 përqind të nevojave të territorit ukrainas. Me 10 përqind të banorëve, prodhon 20 përqind të GDP-së dhe një të katërtën e eksporteve kombëtarë. Për të mos folur për vlerën strategjike që ka për Rusinë: Donbasi prodhon çelikun për tanket e Moskës dhe qyteti i Zaporizhias furnizon motorrët për helikopterët luftarakë. Plot 12 lloje raketash balistike interkontinentale vijnë nga Dnipropetrovsku, një qytet në lindje. Jo më kot, akademiku gjerman Ewald Boehlke, ekspert për Ukrainën, thotë që për shkak të humbjes së burimeve të Donbasit “nëse lëvizjet separatiste do të ishin të suksesshme, Kievi do të pësonte një shembje në vlerësimet e riskut që bëjnë tregjet monetarë”.

Leave a Reply

Back to top button