Uncategorized

Virusi “mund të dalë përsëri nga kontrolli”

Kryeminstrja e Skocisë Nicola Sturgeon ka paralajmëruar sot në mëngjes se ekziston ende një “rrezik shumë domethënës” që koronavirusi “të mund të dalë përsëri jashtë kontrollit”.

Duke folur në programin e së dielës në Sky Sophy Ridge, kryeministrja e vendit tha se kjo është arsyeja se pse Skocia po “lëviz me shumë kujdes” në lehtësimin e masave të bllokimit.

Zonja Sturgeon gjithashtu tha se duhet të ketë një dallim të qartë midis politikanëve që marrin vendime dhe këshilltarëve shkencëtarë. Zyrtarët e votuar janë ata që duhet të marrin përgjegjësi dhe jo shkencëtarë, tha ajo.

Ajo ndjeu “keqardhje të thellë personale” për numrin e njerëzve që po vdesin në spitalet dhe shtëpitë e kujdesit në Skoci dhe po merrte vendimet më të vështira të karrierës së saj, shtoi ajo. BBC / bota.al

Leave a Reply

Back to top button