Thenie

Volteri: Cilido që është i dyshimtë fton në tradhti. Dhe disa thënie të njerëzve të famshëm, mbi tradhëtinë

Cilido që është i dyshimtë fton në tradhti. (Volter)

Ekzistojnë dy lloje grash:ato që mashtrojnë burrin e tyre, dhe ato që thonë se nuk është e vërtetë. (Moris Donej)

Ne duhet të sigurohemi që kush dashuron të mos ndjehet asnjëherë i sigurtë në dashurinë e tij, për shkak të mungesës së rivalëve:pa dyshime dhe xhelozi, dashuria nuk zgjat shumë. (Ovidi)

Nëse të qënit brinarë nuk ju duket diçka e mirë, e vetmja rrugë është të mos martoheni fare. (Molier)

Ata që nuk janë besnikë i njohin kënaqësitë e dashurisë; ata që janë besnikë dinë vetëm tragjeditë e tyre. (Oskar Uajlld)

Të rinjtë do të donin të ishin besnikë, dhe nuk munden; të moshuarit do të donin të ishin të pabesë, por nuk munden. (Oskar Ualljd)

Njësia më e madhe sociale në vend është familja. Apo më saktë dy familje:ajo zyrtare dhe ajo jozyrtare. (Federiko Felini)

Tradhëtia është një maskë që e vendos ai që nuk di të dojë para se gjithash vetveten. Nëse dashuron mos tradhëto, nëse jo, ki guximin t’i thuash vetes dhe asaj që ke pranë se një histori ka përfunduar. (Stefën Litëlluord)

Për të pirë një kafe dhe tradhëtuar gruan ka përherë kohë. (Toto)

Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua dhe pas saj, gruaja e tij. (Grusho Marks)

Dyshimet tona janë tradhtare, dhe të na bëjnë të humbim të mirën që mund të përftojmë, pasi kemi frikë të tentojmë. (Uilliam Shekspir)

Nga tradhtitë e mëdha fillojnë edhe ripërtëritjet e mëdha. (Vasili Rozanov)

Kush është xheloz jo vetëm heq dorë nga eleganca, por edhe krenarina; në këtë mënyrë e vendos veten në një pozitë inferioriteti që nxit dhe në një farë kuptimi e meriton tradhtinë. (Mario Rigoni)

Tradhtia nuk triumfon asnjëherë:cila është arsyeja? Sepse po të triumfojë, askush nuk do të guxonte ta quante tradhëti. (Xhon Herington)

Tek e fundit tradhëtohet vetëm ajo që duhet. (Gynter Gras)

Një gjysmë miku, është gjysmë tradhtari. (Viktor Hygo)

Në dashuri, ashtu si në politikë, tradhtia është një formë vetëmbrojtje. (Roberto Gervazo)

Njeriu lind për të tradhëtuar fatin e vet. (Paulo Koelho)

Shpresa është një tradhtare dinake, më këmbëngulëse edhe se vetë ndërshmëria. (Soren Kierkegard)

Leave a Reply

Back to top button