Personazhe

Xhejms Bondi i vërtetë

Screen Shot 2016-05-20 at 07.30.11Origjina për personazhin e Xhejms Bondit mbetet një çështje debati. Si ish oficer i shërbimit të fshehtë të marinës, Ian Fleming është takuar me shumë njerëz interesantë, por ai që vepronte më shumë si Agjenti 007 ishte Dushan Popovi. Ky i fundit ishte një agjent i dyfishtë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai punonte për Abvehrin gjerman si dhe MI6 britanike. Pavarësisht armiqësisë ndaj nazistëve, Popovi u bë një aset i vlefshëm për gjermanët, të cilët nuk e kuptuan asnjëherë se copërat e informacioneve që ai u jepte, miratoheshin më parë prej Shërbimit të Fshehtë britanik. Jashtë Pune, Popovi ishte i dhënë pas femrave, pinte shumë dhe luante bixhoz. Kjo preferencë për festat i shkaktoi telashe kur udhëtoi në Amerikë. Pas vetëm pak javësh Popovi po bënte festë në një shtëpi në Park Avenue, me njerëz të famshëm dhe të pasur, duke i shkaktuar bezdi Drejtorit të FBI, J. Edgar Hoover. Ai nuk i besonte aspak Popovit dhe e injoronte informacionin që ky ofronte. Hooveri kërcënoi ta arrestonte Popovin për shkelje të Ligjit Mann nëse ai nuk largohej nga vendi. Momenti më “Bondian” i Popovit ndodhi në një kazino në Portugali, dhe Ian Flemingnu ndodhej aty si dëshmitar. Ai po luante në një tryezë me një lituanez të pasur. Në vend që të vendoste kufi, Lituanezi thoshte gjithmonë se do t’i shkonte bastit të cilitdo, pavarësisht shumës. I irrituar, Popovi vendosi një bast 50 mijë dollarë duke përdorur paratë e Madhërisë së Saj. Flemingu që po shihte nga distanca, u zverdh i tëri. Mjaftonte për ta bërë lituanezin arrogant të sprapsej, dhe kjo ngjarje e frymëzoi Flemingun për skenën e famshme të pokerit tek libri “Casino Royale”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button