Thenie

Zëri i Albert Ajnshtainit. Mendime të mençura të një gjeniu

“Të paktë janë ata që shohin me sytë e vet dhe ndjejnë me zemrën e tyre”

“Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata mbështjell botën”

“Respekti, pa u menduar, për autoritetin është armiku më i madh i të vërtetës”

“Përpiqu të mos bëhesh njeri i suksesit. Përpiqu të bëhesh mbi të gjitha njeri i vlerave”

“Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë në kundërshtimin e dhunshëm të mendjeve mediokre”

“Çdonjëri është gjeni. Por nese e gjykon peshkun nga aftësia për t’u ngjitur në pemë, ai do e kalojë gjithë jetën duke menduar se është budalla”

“Shiko thellë në natyrë. Pastaj do e kuptosh gjithçka më mirë”

“Të gjitha, fetë, arti dhe shkenca janë degë të së njëjtës pemë”

“Çdo budalla inteligjent mund t’i bëjë gjërat më të mëdha dhe më komplekse… duhet një prekje prej gjeniu, dhe shumë kurajo, për të shkuar në drejtimin e kundërt”

“Kush nuk ka bërë asnjë gabim, me siguri nuk ka provuar asnjëherë një gjë të re”

“Edukimi është ajo çfarë mbetet, pasi ke harruar ato që ke mësuar në shkollë”

“Një tryezë, një karrike, një tas me fruta dhe një violinë; çfarë tjetër i duhet një njeriu për të qenë i lumtur?”

“Një qenie njerëzore është pjesë e një të tëre, që ne e quajmë Univers”

“Një pyetje që shpesh më çmend: jam unë i çmendur, apo janë të tjerët?”

“Jeta është si të ngasësh biçikletën: që të ruash ekuilibrin, duhet të vazhdosh të ecësh drejt”

“Ka dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është sikur asgjë nuk është mrekulli. Tjetra, sikur gjithçka është mrekulli”

“Në çastin kur pushon së mësuari, fillon të vdesësh”

“Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”

“Anija është gjithmonë e sigurt në breg. Por anijet nuk janë bërë për të qëndruar në breg”

“U jam mirënjohës të gjithë atyre që më thanë JO! Falë tyre, ia dola t’i bëj gjërat vetë”

“Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku i njeriut. Dhe nuk jam i sigurt për Universin”

Leave a Reply

Back to top button