Ndërtues qytetesh, mjeshtra në projektimin e rrjeteve të kanalizimeve, të mësuar me bashkëjetesë paqësore, të përkushtuar ndaj Perëndeshës Mëmë. Qytetërimi i Luginës së Indit, i cili lulëzoi në Pakistan dhe Indinë perëndimore mes viteve 2600 dhe 1900 para Krishtit, shtrihej mbi një milion kilometra katrorë, dhe përfshinte të paktën 5 milionë banorë dhe 1,050 qytete. Banorët e tij ishin inxhinierë të aftë: ata shpikën sistemin e parë të mbuluar të kanalizimeve, si dhe tualetet e parë në histori. Kjo popullsi jetoi në bollëk dhe me sa dihet, pa një klasë në pushtet (nuk janë gjetur pallate mbretërore apo tempuj). Qytetërimi u zhduk për arsye gjeologjike: rreth vitit 1900 para Krishtit, mjedisi u tha, u zhduk lumi Ghaggar-Akra, popullsia ra dhe emigroi kryesisht përgjatë brigjeve të lumit Gange. Më pas erdhën popujt indo-arianë, në pllajën iraniane, që sollën hinduizmin (në foto: një figurë enigmatike, simbol i këtij qytetërimi). /Bota.al
1 minute read