Histori

Kryqëzata e vogëlushëve: fëmijë në shitje?

Mes ekspeditave të ndryshme në Tokën e Shenjtë, ishte në mënyrë të veçantë njëra, që më pas u quajt “kryqëzata e fëmijëve”. Mijëra fëmijë që, të shoqëruar nga gra dhe pastorë, në vitin 1212 nisën marshimin drejt Tokës së Shenjtë.

Kjo kryqëzatë nisi në fshatin francez të Cloyes, ku një pastor i ri në moshë me emrin Stefan tha se ishte thirrur nga Jezusi për çlirimin e Jeruzalemit.

Stefani udhëhoqi mijëra adoleshentë deri në Marsejë. Këtu hipënnë anijet e disa tregtarëve. Në Gjermani, në të njëjtën vit, po ndodhte një fenomen i ngjashëm nën udhëheqjen e të riut Nikola (me origjinë nga Këlni). Ai dhe ndjekësit e tij mbërritin në Xhenova dhe vazhduan drejt Pizës, ku gjetën një rrugë detare: për ta nuk u mor më vesh asgjë.

Burimet merren më shumë në vënien e theksit tek entuziasmi i vogëlushëve pelegrinë, se sa për të sqaruar fatin e tyre. Ka nga ata që thonë se të vegjlit në të dy ekspeditat në të vërtetë u shitën si skllevër, nga tregtarët e krishterë të anijeve. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button