Bota

Më në fund, Italia e ka një President!

mataKandidati i kryeminsitrit italian Mateo Renzi arriti të marrë 2 të tretat e nevojshme në raundin e katërt të votimit në parlament, pas dështimit të tre raundeve të tjera.
Menjëherë ka ardhur edhe urimi i kryeministrit: Punë të mbarë president. Rroftë Italia.
Presidenti i ri italian mori 664 vota, vetëm 9 më pak nga kuorumi prej 673 vota.
Rezultati ka përmbysur parashikimet, pas situatës së vështirë të krijuar jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës italiane, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike të Renzit, i cili e pranoi se emri i Matarellës nuk ishte konsensual.
Por gjithsesi ja ka dalë dhe mënjëherë pas numërimit të votave, kryeministri Renzi ka shkruar në Twitter. Punë të mbarë president, Rroftë Italia.
Gjithashtu paraardhësi i Matarelës, Giorgo Napolitano ka reaguar pas votimit, duke u shprehur i kënaqur me zgjedhjen e gjykatësit si pasues i tij në postin e presidentit.
Teksa e gjithë salla e parlamentit ka duartrokitur presidentin e ri të vendit, Mateo Renzi ka falendruar Partinë Demokratike për seriozitetin e treguar në këtë proces të rëndësishëm.

Leave a Reply

Back to top button