Norvegjia do të heqë nga 15 korriku kufizimet e udhëtimit me më shumë se 20 vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë, si dhe disa provinca të Suedisë fqinje, tha qeveria Norvegjeze të premten.
Norvegjia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por i përket zonës së pasaportave Shengen, ka disa nga kufizimet më të rrepta të Evropës për udhëtimet për shkak të pandemisë së koronavirusit. The Guardian / bota.al