Kinema & TVPersonazhe

Shumë dashuri për të qëndruar së bashku. Liz dhe Richard, pasion skandaloz

taylor burtonnga Paul Valentino
Kur rezervonin një hotel, merrnin tre apartamente: një ku jetonin, një lart dhe një në katin e poshtëm. Mendonin për maratonat e tyre: të seksit, të britmave, të alkoolit. Ata i njihnin zënkat epike, me fyerje të papërsëritshme, rrahjet, objektet e hedhura me forcë, çiklat e kristaleve. Dhe ata nuk donin të ndërpriteshin ose të shqetësoheshin nga protestat e mundshme të klientëve të tjerë. Në të vërtetë, mijëra fansa do të paguanin dyfishin e çmimit vetëm që të kishin një komplet dhomash pranë “Liz dhe Dick”. Ajo e Tyre ishte një “dashuri e furishme”, më e famshmja, më e egra, më dramatikja e viteve 60 gjatë një periudhe prej dymbëdhjetë vitesh, të martuar dhe të divorcuar dy herë më shumë. Duke veshur dhe përzier kinemanë me jetën reale, Liz Taylor dhe Richard Burton kaluan kohën e tyre si dy kometa xixëlluese, duke i ofruar botës ekzistencën e shkelqimit përrallor, me festat magjike, anije, avionët privatë dhe bizhuteri, por edhe ana e errët e një marrëdhënie të helmuar nga alkoolizmi, nga grindjet, nga një “varësi e ndërsjellë” që ekzagjeronte dhe deformonte çdo perspektivë.
Ajo ka aureolen e legjendës, edhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi, çdo gjë filloi në pranverën e vitit ’63 në Romë, në xhirimet e një filmi. Nuk është një film çfarëdo, por më i shtrenjti i kohës, i pari që pa një yll të Hollivudit, pikerisht Taylor, të marrë një çek prej 1 milion $ për të aktruar në rolin e Kleopatrës, me regji të Joseph Mankiewicz. Në takimin e pare me regjisorin dhe aktoren, Burton, i zgjedhur për rolin e Mark Antonit, u paraqit i dehur dhe trondites. Duart e tij dridheshin ndërsa përpiqej për të pirë kafe. Ishte Liz që e ndihmoi ta çonte kupën te buzët e tij. Ashtu si protagonistët në film, u dashuruan menjëherë. Pak ditë me pas, duke xhiruar skenën e parë të dashurisë, puthja mes të dyve zgjati aq gjatë, saqë Mankiewicz pyeti me shaka nëse ai mund të urdhëronte ta shkurtonte atë. Ata vazhdonin. U fut në histori si “skandali.”
Ata ishin të dy të martuar. Ai me ish-aktoren Sybil Williams, me të cilën kishte dy bija, më e vogla autiste. Ajo në martesën e saj të katërt, me këngëtarin Eddy Fisher, te cilin ia kishte vjedhur Debbie Reynolds-it, të fejuarës Amerikane, duke fituar përgjithmonë reputacionin si burrangrenese. Por asgjë nuk mund të ndalonte tërheqjen e tyre fatale. “Richard dhe unë nuk mjaftoheshim kurrë, ai ishte aq seksi, bukuri e egër”, do te kishte thene ajo duke kujtuar fillimet. Ata dashuroheshin në film, por edhe më pas. Kur çështja përfundoi në gazeta, ajo ishte si një fishekzjarre. Në klimën e kohës ende të mbushur me urrejtje, moralizma dhe hipokrizi, madje edhe Radio e Vatikanit e ndjeu per detyrë të akuzojë të dy të dashuruarit se “po minonin shëndetin moral të shoqërisë.”
Ata u martuan në ’64, duke u bërë të çifti më i famshëm, me shumë grindje, por edhe më i pamunduri i fabrikës së ëndrrave. Historitë e tyre i benin me grushta. Liz, amerikane e rritur në Londër, e pasur, vajza e një aktoreje dhe një tregtari arti, pati debutimin e saj në film në moshën 12 vjeçare dhe nuk njihte më shumë se atë botë magjike dhe me shkëlqim. Ai, i 12-i nga 13 fëmijët e një minatori të Uellsit, kishte bërë rrugë falë talentit dhe vullnetit. Ishte një aktor i madh Shakespeare-jan, por në thellësi ai kishte turp për të aktruar nga pjesët e saj.
Burton kërkonte famë dhe para, gjëra që teatri nuk mund t’i japë. Për këtë arsye ai kishte zgjedhur kinemanë. Ishte takimi i tij me Liz, gruan me kontakt te bute, për ta bërë të shkëlqejë në qiellin e Hollivudit. Aktruan së bashku në një duzinë filmash, duke arritur kulmin në “Kush ka frikë nga Virginia Woolf?” Nga Edward Albee, në vitin 1966,  asaj i vleu Oskari dhe atij nominimi, një nga 7 qe nuk ishin kurorezuar kurrë me fitore.
Dhuratat e Dick-ut e Liz-it bënë epokë, më të famshme ishin diamantet 70 karatë, blerë në një ankand për 1 milion dollarë, qe u riquajtën Taylor-Burton. Por ishin 10 vjet që shënuan edhe grindjet në publik, nga pijet alkolike, për fat të keq tek abuzimet fizikike të atij, kundër saj. U divorcuan në ’74. U ribashkuan më pak se 16 muaj më vonë. Dhe u ndanë në ’76.
Në vitin 1983, gjithmonë miq, kërkuan një kthim në skenë së bashku, në një komedi teatrale, “jetë private” nga Noel Coward. Sukses për publikun, një dështim për kritikën. Liz hodhi shumë replika, sepse ishte shumë e dehur. Burton vdiq një vit më vonë. “Unë kam qenë jashtezakonisht me fat në jetë dhe fati më i madh ishte Liz; është e shkëlqyer, e ndrojtur, e bukur përtej ëndrrave më pornografike, mund të jetë arrogante dhe kokëfortë, por edhe e ëmbël dhe e butë, ajo mund të tolerojë pijen dhe paaftësinë time. Dhe më do mua”, shkroi në ditarin e tij aktori. “Nuk më kanë vlerë të gjithë burrat që kam pasur pranoi ajo një vit para vdekjes së saj në vitin 2011 dhe e vërteta është se Richard është i vetmi që kam dashur dhe për të cilin ndiej akoma diçka. Do të më mungojë deri në vdekje”. /corriere.it/
PERSHTATI: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button