Psikologji

7 gjëra që një grua alfa nuk i toleron kurrësesi

1. Njerëzit që u tregojnë se si dhe çfarë të bëjnë.

Gratë alfa kanë një kokë të fortë mbi shpatullat e tyre. Ato nuk pranojnë t’u thonë se si të sillen, çfarë të thonë, kë të duan, ose si të ndihen. Ato janë të durueshme dhe të respektueshme; ato të respektojnë fjalët e të tjerëve rreth tyre. Por nuk pranojnë të shkelen. Gratë alfa nuk lejojnë askënd t’u thotë që të ndalojnë së menduari në një mënyrë të caktuar, ose t’u thonë që të qetësohen.

2. Mungesën e respektit në çdo formë.

Gratë alfa janë shumë të sigurta. Por ato nuk lejojnë askënd dhe në çdo rast që të mos tregojë respekt, apo që dikush të keqtrajtohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëzit që duan.

3. Ato nuk i duan ata që i kontrollojnë.

Gratë alfa nuk kanë probleme që të udhëheqin “tufën”. Ato nuk kanë frikë të shprehin mendimet dhe idetë e tyre, të largojnë ose të marrin kontrollin. Kur bëhet fjalë për takime, ato ndihen të kënaqura të bëjnë lëvizjen e parë.

4. të flitet negativisht për to.

Gratë alfa nuk janë perfekte. E dijnë që do të bëjnë gabime, do të dështojnë dhe do të rrëzohen. E megjithatë nuk lejojnë që këto gabime t’i bëjnë të shemben përtokë. Nuk lejojnë që të tjerët t’i vënë në lojë, por mbi të gjitha, flasin me mirësjellje dhe pozitivitet, në mënyrë që të ngrihen në këmbë dhe të rifillojnë.

5. Dashuria nuk është gjithçka.

Gratë alfa pëlqejnë të dashurijnë si kushdo tjetër, por kur bëhet fjalë për marrëdhënie, të qënit me dikë nuk është objektivi i tyre qendror. Sigurisht do të shihni një grua alfa në këmbë, në krah të një burri të fortë. Por nuk është kjo marrëdhënie që e përcakton se cila është ajo.

6. Jetojnë me intensitet.

Gratë alfa bëjnë që gjërat të ndodhin. Qoftë në jetën e tyre personale, në vendin e punës etj. Nuk do i shohësh kurrë si njerëz pasivë në historitë e tyre. Do i shihni të flasin, protestojnë, krijojnë, mendojnë, recitojnë, lëvizin dhe shprehin çdo hollësi të jetës së tyre.

7. Pranojnë ndryshimet.

Gratë alfa jo gjithmonë ndjekin rregullat, jo gjithmonë ndjekin linjën, por dijnë si të respektojnë të tjerët. Dijnë si të bëjnë një hap prapa. Dijnë si të ngadalësojnë, dhe të pranojnë jetën. Edhe pse janë të forta, forca e tyre nuk e eleminon mirësjelljen që kanë. Janë gra me zemër të mirë, të apasionuara dhe të dashura. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button