Thenie

“Barinjtë do të jenë brutalë, sa kohë që delet të jenë budallaqe”. Disa thënie për të mos u harruar

Barinjtë do të jenë brutalë, sa kohë që delet të jenë budallaqe. (E. Godin)

Është më e thjeshtë të gjykosh naivitetin e një njeriu nga pyetjet, se sa nga përgjigjet e tij.

(Duc De Levis)

Bota është një anije mbi të cilën jemi të gjithë pasegjerë: nuk duhet të lejojmë që ajo të mbytet. (Mikhail Gorbaçov)

Pjekuri do të thotë të dish të bësh gjëra, për të cilat nuk na kontrollon askush:të kesh lekë në xhep dhe të mos i shpenzosh ato, të të bien në qafë dhe të mos duash të hakmerresh. (Anonim)

Ne nuk jetojmë, thjesht shpresojmë të jetojmë, duke pritur gjithnjë lumturinë në të ardhmen, ndaj është e pashmangshme që s’do të jemi asnjëherë të lumtur. (Blez Paskal)

Një njeri s’mund të ndihet realisht mirë, në rast se nuk aprovon vetveten. (Mark Tuein)

Besoj se vetëm 1 n 1000 njerëz e njeh sekretin e të jetuarit të së tashmes. Gati të gjithë ne, kalojmë 59 nga 60 minutat e një ore duke jetuar në të shkuarën, duke u ngashërryer për gëzimet e humbura apo turpëruar për gjërat e bëra keq, ose në të ardhmen që aspirojmë dhe projektojmë. Mënyra e etme për të jetuar, është të pranosh çdo minutë të kësaj jete si një mrrekulli të papërsëritshme. (M. Storm Xhejmson)

Mediokriteti nuk njeh asgjë më të lartë se veten e vet. (A. Konan Dojl)

Asnjë nuk është e vogël për një mendje të madhe. (Sherlok Holms)

Për të njohur vetveten, duhet ditur gjithçka për të tjerët. (Oskar Uajlld)

Nëse 50 milionë njerëz thonë një budallallëk, ai mbetet sërish një budallallëk. (Anatol Frans)

Ajo që e bën jetën më të lehtë, nuk është bërja e gjërave që na pëlqejnë, por gjetja e kënaqësisë tek gjërat që duhet të bëjmë. (Gëte)

Nuk ekzistojnë miqësi më të shpejta apo më të forta, se sa ato ndërmjet njerëzve që duan të njëjtat libra. (Irving Stoun)

Të jesh i ri, s’do të thotë të jesh 20-vjeç. Është i ri që ai indinjohet për çfarëdolloj padrejtësie në botë. (J. J. Arreola)

Është e habitshme sa e rreme është bindja, se e bukura është e njëjtë më të mirën. (Lev Tolstoj)

Shkenca nuk ka një dimension moral. Është e ngjashme me një thikë. Në duart e një kirurgu do të jetë një bisturi; në ato të një vrasësi thika që vret. (Vernen Fon Braun)

Gjithë lavdia rrjedh nga guximi për t’ia rifilluar nga e para. (Eugjen F. Uer)

Nuk ka gra të parrezistueshme; ka vetëm burra që nuk dinë të rrezistojnë. (Anonim)

Dikur sfilitesha të gjeja kuptimin e jetës:sot të qënit gjallë më duket një shpjegim mëse i mjaftueshëm. (Xhoan Filld)

Një burrë realisht i pasur, është ai të cilit fëmijët i hidhen me vrap në krahë kur i ka duart bosh. (Anonim)

Leave a Reply

Back to top button