Motivuese

Bota ka nevojë për dashuri dhe mbështetje. Të gjithë duhet ta lexojnë këtë material…

Në ditët e sotme të rinjtë mësohen se çfarë duhet të mendojnë, jo se si duhet të mendojnë. Ne u themi se 2+2 bëjnë 4, por nuk u themi se si të mendojnë për të zgjidhur një problem. Prandaj ndodh që kur përballesh me një problem të ri dhe nuk ke një ekuacion apo një formulë për të, thua: “S’mund t’ia dal ta zgjidh dot”. Jeta është pikërisht kështu. Në jetë nuk mund t’i përdorësh dot formulat e ekuacioneve për të arritur tek lumturia, suksesi, apo dashuria.

Në ditët e sotme ne diskutojmë për koeficient inteligjence, apo koeficient emocional. Por ka edhe një koeficient tjetër, ai i kuptimit, i cili ka të bëjë me empatinë, qëllimin, si dhe me kuptimin se pse po e bën atë çfarë po bën në këto momente. Dikush mund të ketë inteligjencë emocionale dhe ta përdorë atë në mënyrë të gabuar. Ka plot njerëz që inteligjencën emocionale e përdorin psh për të manipuluar të tjerët, apo për të marrë diçka prej tyre. Është pikërisht koeficienti i kuptimit që na dallon. Neve nuk na dallon vendi ku banojmë, sfondi kulturor që përfaqësojmë, apo besimi ynë fetar. Neve na dallojnë qëllimet që kemi në jetë, si dhe kuptimi se pse i bëjmë gjërat që po bëjmë, apo kemi bërë.

Deri në momentin që ne do ta kuptojmë se nuk e përfaqësojmë veten nga trupi ynë, pasi trupi ynë ndryshon. Një ditë ai edhe do të vdesë. Në momentin që ne do të kuptojmë se ne përfaqësohemi nga kuptimi që u japim gjërave, atëherë do të jemi më të lidhur me njëri tjetrin dhe do t’i zgjidhim më mirë problemet tona, pasi bashkimi bën fuqinë. Në atë moment nuk do të kemi më nevojë të kërkojmë për formula, apo për ekuacione për të zgjidhur problemet tona, pasi do të kemi mbështetje prej të tjerëve për të ecur përpara në jetë. Kështu ndihmojmë njëri tjetrin për të arritur qëllime të përbashkëta. Kështu ndihmojmë njëri tjetrin për të ecur përpara në jetë. Për të falur më shumë, për të ndihmuar më shumë dhe për të dashur më shumë…

Leave a Reply

Back to top button