Your Life

Ujku i mirë apo ujku i keq? Cila anë e vetes sonë do të mbizotërojë?

screen-shot-2016-12-03-at-08-00-16

Çdo ditë, ne kemi mundësi të përqafojmë një rrugë të errët, apo të veprojmë në një mënyrë të dobishme dhe shpresëdhënëse

Nga David G. Allan

“Një luftë po ndodh brenda meje”- i tha një plak nipit të tij. “Është një luftë e tmerrshme, ndërmjet dy ujqërve”, njëri i mirë dhe tjetri i keq. I tillë është versioni i një legjende tradicionale të indianëve Cherokee (ose një histori moderne e Billi Graham). Ujku i parë mishëron emocione dhe vese të tilla si urrejtja, lakmia, arroganca, pandershmëria, zemërimi, krenaria e rreme, superioriteti dhe egoja. Ujku tjetër përfaqëson vlera dhe virtyte të tilla si paqja, dashuria, shpresa, qetësia, përulësia, mirësia, ndjeshmëria, bujaria, e vërteta dhe dhembshuria. Nipi e cilëson këtë betejë metaforike, ndaj e pyet:”Cili ujk do të fitojë?”. Gjyshi i përgjigjet “Ai që do të ushqesh ti!”.

Si të ndaloni mërzitjen nga jeta

Kjo luftë është e jona. Çdo ditë, kemi mundësi të përqafojmë një rrugë të errët, apo të veprojmë në një mënyrë më të dobishme dhe shpresëdhënëse. E njëjta luftë është nganjëherë e dukshme në vende të shumta të botës, të cilat mund të jenë thellësisht të ndara përgjatë një numri linjash ndarëse të mbivendosura:politike, socio-ekonomike, racore, gjinore. Kjo histori është një pasqyrë e vetes tonë, individualisht dhe kolektivisht. Dhe ne duhet ta shqyrtojmë imtësisht atë. Nëse jemi të sinqertë mbi luftën dhe e kuptojmë atë më shumë, mund të fillojmë të ushqejmë njërin ujk në dëm të tjetrin.

Ngrodhja urie e një ujku

Ndjenja e zemërimit apo impulsi i lakmisë, shkaktohet shpesh nga emocione të tjera si frika, refuzimi apo dëshpërimi. Shpesh, ne s’jemi madje as të vetëdijshëm se emocionet dytësore si zemërimi, kanë një shkak të rrënjosur më thellë. “Frika është rruga drejt anës së errët”, shpjegon Joda në një nga sersitë e filmit “Lufta e Yjeve”. “Frika çon në zemërim. Zemërimi çon në urrejtje. Dhe kjo e fundit në vuajtje”.

Hapi i parë në menaxhimin e emocioneve tuaja, është thjesht të qenit më të vetëdijshëm për to. Pyesni veten çfarë i shkakton ato. Kërkoni në përvojën tuaj jetësore të dhëna se si të reagoni. Dhe sigurisht, në disa rrethana, zemërimi dhe madje edhe urrejtja janë të justifikuara, dhe ndoshta të dobishme. Ne duhet të zemërohemi ndaj pabarazisë. Dhe duhet të urrejmë padrejtësitë.

Çfarë gjendet në mantrën tuaj?

Pavarësisht nëse një emocion është apo jo i justifikuar, emocionet negative çojnë shpesh në veprime negative. Nëse merrni një ndjenjë primare si frika apo pasiguria, dhe shmangni kthimin e saj në urrejtje, kini më pak gjasa për të vepruar në një mënyrë të urryer. Përqafoni ndjenjat, por drejtojini ato drejt së mirës. “Unë s’mund të zgjedh si të ndjehem, por mund të zgjedh çfarë të bëj për këtë”- shpjegonte dikur i ndjeri Endi Runej, Joda i edicioneve informative.

Ju keni ndërkohë nën kontrollin e ndikimeve të rrjeteve sociale dhe mediave. Nëse jeni të bombarduar me mesazhe të urrejtjes dhe hidhërimit, ato do të kenë lehtësisht efekte tek vetë-kontrolli juaj. Është e rëndësishme të qëndroni të informuar, por kini kujdes të dëgjoni ata që merren me ushqimin e ujqërve të zemëruar.

Ushqeni ujkun tjetër

Qëndrimi në një hapësirë pozitive dhe empatike është sfidues, sidomos në periudhat e stresit, por sërish të qënit të ndërgjegjshëm për emocionet tuaja, është e një rëndësie jetike. Dhe ashtu si urrejtja, dhe një mendje e mbyllur mund të çojnë me gjasë në akte dhune, dashuria çon shpesh në akte paqeje dhe mirësie. Përkushtimi i vetes sonë ndaj ruajtjes së një veprimi të tillë, është rruga drejt progresit personal dhe institucional.

Kërkoni dhe zbatoni strategji për të qëndruar të angazhuar me diçka me kalimin e kohës, pavarësisht nëse kjo është përsëritja dhe shpërblimi i një zakoni apo ndjekja e objektivave

të Vitit të Ri. Ajo çfarë duket se ushqen ujkun e mirë, praktikisht mund të përfshijë këto veprime:

• Dërgo një mesazh pozitiv. Qoftë në Facebook ose në biseda të zakonshme, komunikoni mirësi, shpresë, dashuri.

• Përfshihuni. Jepni para ose kohë, si të mundni, për një kauze apo përpjekje që do të përdorni për të stilimuar ndryshimet pozitive. Nuk ka nevojë të jetë politike, mund të jetë mbështetëse e mediave publike apo të përmirësojë mjedisin apo leximin, apo një organizatë që ndihmon njerëzit e thjeshtë, të cilët kanë nevojë për para apo janë të sëmurë.

• Ndani dashuri. Bëni një listë me emrat e 12 njerëzve të rëndësishëm në jetën tuaj, dhe verifikoni në mënyrën se si shpreheni në një bisedë, e-mail ose letër, dhe sa të rëndësishëm janë ata për ju.

• Dëgjoni. Ne të gjithë kemi nevojë të dëgjohemi. Merrni pak kohë më shumë dhe kushtojini realisht vëmendjen tuaj të tjerëve. Dëgjimi është dashuri, dhe kjo natyrisht krijon lidhjet e ndjeshmërisë dhe mbështetjes.

• Ndihmoni dikë që njihni. Identifikoni një person në mesin e miqve dhe familjes tuaj, që është veçanërisht në vështirësi, dhe kuptioni më shumë mbi atë që ai ka nevojë dhe si ju mund ta ndihmoni.

• Jini të sjellshëm me të huajt. Mirësia është ngjitëse, një fakt i mbështetur nga shkenca e vërtetë. Jini të duruar me të gjitha ata që keni rrotull.

• Shtojini elementë të tjerë kësaj listed he ndajeni me të tjerët. Planifikoni me shumë gjëra që mund të bëni për të rritur sasinë totale të mirësisë dhe pozitivitetit në botë, kryeni disa prej tyre dhe ndajini ato ide me të tjerët.

Ne mund të rregullojmë çdo gjë që është e gabuar tek ne, me atë që është e drejtë. Dhe sa për cituar një tjetër slogan të fushatës së fundit presidenciale në SHBA, ne jemi ndryshimi për të cilin qemë duke pritur. Kjo thirrje për veprim përforcohet nga një varg në këngën “Njeriu në pasqyrë” nga Majkëll Xhekson, i cili ndoshta ka luftuar me ujqërit e vet të brendshëm. “Nëse doni ta bëni botën një vend më të mirë, hidhni një sy vetes tuaj, dhe pastaj bëni një ndryshim”. / “CNN” – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button