Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e hënë 25 MARS 2019

DASHI:

Mes të hënës dhe të mërkurës do të keni një rekuperim të mirë. Jupiteri do të jetë në favor edhe për të ardhmen. Me afrimin e 2019 rriten kurajo, intuita dhe vullneti. Dikush do të programojë udhëtime, apo do të gjejë mënyrën të merret me të tjera gjëra. Do favorizohen takimet dhe nuk duhet të përjashtohen dashuritë dhe kontaktet edhe me qytete të tjera.

DEMI:

Të hënën do të ketë përsëri stres. Dikush ka pasur probleme me fytin që nga e diela në mbrëmje, por është një gjendje e keqe dhe kalimtare stinore. Ditët e së shtunës dhe të dielës do të jenë më të mira. Prilli do të jetë një muaj i dedikuar për pajtimet, por së pari do të ketë një pajtim me veten tuaj. Këshilla është që të kaloni pak më shumë kohë me personin që doni.

BINJAKET:

Nëse doni të shmangni debatet dhe keqkuptimet në dashuri, më mirë të flisni qartë. Ata që thonë se janë mirë ose po tregojnë një gënjeshtër, do të paguajnë pasojat në prill. Ju jeni në një gjendje të veçantë ku po jepni shumë hapësirë për punën dhe pak për dashurinë. Ju me siguri nuk keni mungesë të shpirtit të iniciativës, por mos jini tepër të rreptë me njerëzit rreth jush, përpiquni të jeni më të disponueshëm.

GAFORRJA:

E marta do të jetë dita ideale për të folur për dashurinë, por më mirë ta bëni deri të enjten, kur mund të keni një rënie fizike. Saturni është kundër dhe kjo kushtëzon disa situata, edhe ato të karakterit sentimental apo emocional. Dashuritë që lindin në këtë fazë janë më të vështira dhe në ndonjë rast, edhe më të çuditshme.

LUANI:

Ju jeni duke vuajtur nga pagjumësia ndoshta në këtë fazë. Duhet thënë se në tre ditët e fundit keni ndjerë pak tension dhe nervozizëm. Ju gjithashtu mund të përjetoni një ndjenjë sikleti, që do të jetë e përkohshme. Kur jetoni këtë situatë, këshillat e yjeve janë të flisni vetë, nëse është e nevojshme. Yjet mbrojnë sferën e punës në këtë fazë.

VIRGJERESHA:

Është një javë që vë fort në provë energjitë tuaja. Nga pikëpamja fizike nuk po përjetoni një fazë shumë të shkëlqyer. Çdo ditë ju duhet të merreni me disa probleme fizike dhe dhimbje koke. Shmangni përkeqësimin e toneve mes të mërkurës dhe të premtes, përndryshe ju rrezikoni të hyni në një polemikë me të gjithë dhe kjo nuk do të jetë pozitive.

PESHORJA:

Keni shumë lodhje. Problemi ka të bëjë mbi të gjitha me mjedisin, në këto ditë mund të bëni vërtetë shumë më tepër, por ose ju mohohet, ose jeni pikërisht ju vetë që nuk parashikoni ndryshime. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë më të mira ndërkohë që sot edhe dashuria mund të jetë subjekt rishikimi. Kujdes marrëdhëniet me Bricjapin dhe Gaforren.

AKREPI:

Një pasion mund të lindë papritur. Në këtë ditë të hënë do jetë e rëndësishme të jeni pozitivë dhe të bëni gjërat mirë. Optimizmi do ju shpjerë larg. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë interesante për udhëtimet dhe lëvizjet dhe nuk përjashtohet që dikush mund të ketë dëshirë të zhdukë keqkuptime të vjetra. Vijnë ditë të rëndësishme në marrëdhëniet me të tjerët.

SHIGJETARI:

E diela ishte një ditë për të harruar dhe kështu është më mirë ta lini pas. Shumë tensione dhe lodhje të tepruara po krijojnë probleme për ju. Gjysma e dytë e javës do të jetë më interesante. Më shumë gjëra do të lindin nga e premtja. Prilli do të jetë një muaj i rëndësishëm edhe për marrëdhëniet shoqërore. Shumë Shigjetarët të cilët kanë personin e duhur në krah do të jetojnë emocione të bukura, ndërsa ata që janë vetëm do të duhet të studiojnë një plan për të lehtësuar takimin me shokun shpirtëror.

BRICJAPI:

Do të jenë 48 orë shumë të vlefshme për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Dikush mund të mbyllë një marrëveshje të mirë. Do të ketë një dëshirë për të bërë gjëra, por shumë vështirësi mund të lindin gjithashtu. Dikush mund të fillojë një strategji të re. Mos harroni se këmbëngulja për situata të pamundura është e padobishme. Është e vërtetë se është një horoskop i mirë, por nëse insistoni të kryeni projekte që tashmë kanë falimentuar, do të rrezikoni të humbni kohë. Fundjava do t’ju shohë në rimëkëmbje në lidhje me sferën afektive.

UJORI:

E hënë pakëz e rëndë për të lindurit e Ujorit. Ja pse duhet kujtuar që këto ditë janë shumë komplekse dhe do ju duhet të bëni shumë për të zgjidhur probleme. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë force, në një periudhë kur ka jo pak trazira. Kujdes në dashuri nëse historia juaj nuk është e qartë. Në këto ditë do të mund të dëshironi një largim nga rutina.

PESHQIT:

Peshqit të hënën do të mund të shijojnë Hënën në pozicion të mirë, por edhe mbështetjen e Marsit, Mërkurit dhe Venusit. Mund të përjetoni emocione të mira, por edhe ndonjë zënkë në punë. Po kaloni një fazë në të cilën do ju mungojë fakti që nuk jeni shumë në shtëpi me njerëzit e dashur. Më të rinjtë mund të dashurohen papritur. Çiftet që nuk kanë fëmijë mund të vendosin ta kenë një. Në punë mund të ndodhë që dikush të ridiskutojë rolin tuaj.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button