Psikologji

Injorimi i atyre që e meritojnë është një art i vërtetë

Njerëzit toksikë janë ekspertë që debatojnë për gjithçka. Nëse diçka nuk shkon siç dëshirojnë, kjo gjë nxit një diskutim dhe një dramë që zgjat me orë të tëra.

Njerëzit toksikë duan që të gjithë të njohin problemet e tyre, të jenë qendra e vëmendjes dhe nuk humbasin asnjë mundësi për ta bërë këtë.

Nëse e gjeni veten në këtë situatë, veproni në mënyrë racionale. Mundohuni të flisni me qetësi me personin toksik. Nëse nuk ia dilni, përpiquni ta përfundoni debatin duke shpjeguar se në këtë mënyrë nuk mund të dilet me një zgjidhje dhe të kërkoni që ata t’ju takojnë më vonë.

Në rast se problemi nuk ka një zgjidhje ose personi tjetër nuk dëshiron ta zgjidhë atë, tregoni se nuk ju intereson më.

Injorimi i njerëzve toksikë është një art i vërtetë.

Do të duhet pak kohë për të kuptuar se nuk keni nevojë për këta njerëz në jetën tuaj. Sapo të kuptoni dhe veproni për t’i larguar ata, do të jeni më të lirë.

Leave a Reply

Back to top button