Uji është i nevojshëm për të gjithë organizmat e gjallë në Tokë. Qoftë për të mbetur të hidratuar, për ta tretur ushqimin, për të gjeneruar energji, për të rregulluar metabolizmin apo për të ndihmuar në rritjen e gjërave. Pa ujin, nuk mund të ekzistonte jeta siç e njohim sot. Duke qenë më shumë se 4.6 miliardë vjet i vjetër, uji në Tokë e ka formësuar planetin dhe historinë e tij. Qoftë në formën e tij të lëngshme, të ngurtë apo të gaztë, uji është një substancë e pabesueshme. Ja cilat janë 5 fakte interesante rreth tij.
1. Sa ujë ka gjithsej planeti ynë?
Vlerësohet se në Tokë gjenden rreth 1.362.748.242 km3 ujë. Gati 98 për qind e tij ndodhet në oqeane, dhe nuk mund të pihet për shkak se është i kripur. Kjo do të thotë se më pak se 3 për qind e ujit të planetit tonë është i pijshëm, dhe gjendet tek akullnajat, puset, burimet, lumenjtëdhe liqenet. Uji nëntokësor është veçanërisht i rëndësishëm, pasi siguron ujë për njerëzit në vende ku sasia është e kufizuar ose e pamjaftueshme, siç janë qytetet në shkretëtirë.
2. Uji përbën më shumë se gjysmën e trupit tonë
Uji përfshihet në shumë funksione, dhe është i nevojshëm për shumicën e sistemeve trupore, përfshirë heqjen e mbetjeve, rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikimin dhe mbrojtjen e kyçeve si dhe të palcës kurrizore. Përqindja e ujit ndryshon midis organeve, ku truri dhe veshkat përmbajnë sasinë më të lartë, 80-85 për qind.
Zemra dhe mushkëritë përmbajnë 75-80 për qind ujë, ndërsa lëkura, muskujt dhe mëlçia përmbajnë 70-75 për qind ujë. Edhe gjaku, kockat dhe dhëmbët përbëhen pjesërisht nga uji. Sasia e ujit në trupin tonë, ndikohet nga përbërja e trupit.
Trupi i një burri përmban mesatarisht 60 për qind ujë, ndërsa i një gruaje gati 55 për qind. Kjo sepse indet yndyrore përmbajnë më pak ujë sesa indet jo-yndyrore, dhe gratë kanë më shumë inde yndyrore. Po ashtu, njerëzit mbipeshë kanë më pak ujë në trupin e tyre, pavarësisht nga gjinia.
3. Sistemi romak i ujësjellësit, ndryshoi historinë
Edhe pse ishin romakët, ata që shpikën ujësjellësin, ata zhvilluan një sistem të sofistikuar të transportit të ujit, që lejoi zhvillimin e qytetërimit të tyre. Të konsideruara si një mrekulli inxhinierike, romakët ndërtuan sistemin e tyre të ujësjellësave me tuba, tunele, kanale dhe ura.
Ata ishin në gjendje të përdorin topografinë natyrore për të maksimizuar efektet e gravitetit. Kjo gjë u dha mundësi romakëve ta kanalizonin ujin në zona të ndryshme për t’u përdorur përt’u larë, pirë, për ujitjen e bimëve etj.
Gjatë viteve 312 Para Erës Sonë dhe deri në vitin 226 të Erës Sonë, u ndërtuan 11 ujësjellës, të cilët e çonin ujë në Romë nga thuajse 96 km larg. Në kulmin e tij, sistemi romak iujësjellësit furnizonte me ujë gati 200 qytete brenda Perandorisë Romake.
4. Cikli i ujit është 3.8 miliardë vite i vjetër
Në termat e tij më të thjeshtë, cikli i ujit në Tokë është një procesi i pafundmë që lidh ujin në të gjitha format e tij të ndryshme. Në vitin 1580, Bernard Palisi ishte i pari që zhvilloi teorinë e ciklit të ujit. Ai besonte se sasia e ujit në Tokë mbetet e njëjtë, megjithëse në lëvizje
të vazhdueshme, dhe se të njëjtat molekula uji nga miliarda vjet më parë riciklohenvazhdimisht.
Procesi i ciklit të ujit ndodh përmes avullimit, kondensimit dhe reshjeve. Ai ndikon dhe e ndryshon gjeografinë e Tokës. Erozioni i ujit dhe shkrirja e akullnajave, janë jetike në krijimin e veçorive të planetit tonë si luginat dhe majat e maleve.
5. Uji është një element i përbërë
I përbërë nga dy atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni, uji konsiderohet një përbërje, dhe një molekulë. Përpara se të kuptohej kimia e tij, uji konsiderohej një element. Por elementët kanë vetëm një lloj atomi, si azoti, karboni ose magnezi. Megjithëse përbërja kimike e ujit mund të jetë baza, vetitë e tij janë të ndërlikuara dhe të pazakonta.
Shumica e përbërësve të ujit, janë më të dendur në gjendjen e tyre të ngurtë sesa në atë tëlëngshme. Megjithatë, gjendja e ngurtë e ujit – akulli – mund të notojë mbi ujë. Akulli pluskon mbi ujë, duke krijuar një pengesë izoluese për jetën ujore. Nëse do të fundosej, uji do të ngrinte dhe jeta nuk do të mund të mbijetonte.