Covid19

Mbretëria e Bashkuar do qëndrojë në izolim, shkon në 13 mijë numri i viktimave

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar zgjatjen e bllokimit dhe izolimit të vendit për tre javë.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, konfirmoi zgjatjen pas këshillave të grupit këshillimor shkencor të qeverisë për emergjencat.

Raab tha: “Qeveria ka vendosur që masat e tanishme duhet të qëndrojnë në vend për të paktën tre javët e ardhshme.”

Sipas tij, “zbutja e ndonjë prej masave në vend” do të “zhbënte përparimin që kemi bërë” dhe “do të rrezikojë dëmtimin si për shëndetin publik ashtu edhe për ekonominë”.

Ditën e sotme janë raportuar 861 vdekje nga Covid-19, duke shkuar në 13,000./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button