Thenie

“Në momentin kur kërkojmë domethënien dhe vlerën e jetës, jemi të sëmurë!”

Disa thënie dhe aforizma nga Sigmund Freud

Në momentin kur kërkojmë domethënien dhe vlerën e jetës, jemi të sëmurë. (Nga Autobiografia).

I çmenduri është një ëndërrimtar me sy hapur. (Nga Autobiografia)

E kundërta e lojës nuk është ajo që është serioze, por ajo që është reale. (Nga “Poeti dhe fantazia”)

Në pamundësinë për të parë qartësinë, të paktën të shohim qartë errsirën. (Nga Totem dhe tabu).

Liria nuk është një dobi që e kemi prej kulturës: ajo ka qenë më e madhe para cilësdo kulturë, dhe ka pësuar kufizime me zhvillimin e qytetërimeve. (Nga parehatia e qytetërimit).

Një iluzion nuk është e njëjta gjë me një gabim, dhe nuk është as domosdoshmërisht një gabim.

“Ankthi” mund të përcaktohet si një lloj gjendje pritjeje apo përgatitjeje për rrezikun, edhe pse ky është i panjohur. (Nga përtej parimit të kënaqësisë).

Humorizmi nuk është i dorëzuar por është rebel, përfaqëson triumfin jo vetëm të Unit, por edhe të parimit të kënaqësisë, që përmes humorizmit di që të afirmohet përmes rrethanave reale. (Nga motoja e shpirtit dhe marrëdhënia e tij me të pandërgjegjshmen).

Suksesi nuk shkon krah për krah me meritën. Amerika nuk e ka marrë emrin nga Kolombi. (Nga hyrjen në psikanalizë). / bota.al

Leave a Reply

Back to top button