Zodiak

Si do të jetë e mërkura juaj? HOROSKOPI, 22 maj 2019

Dashi

Planetët do kenë ndikim pozitiv sot në jetën tuaj dhe do tregoheni të mençur me zgjedhjet që do bëni. Për ju që keni një lidhje Dielli do e ngrohë atmosferën kështu që ju në çdo moment do ndiheni mirë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Për ju beqarët gjithashtu do ndodhë papritur një takim, i cili mund të ndryshoje gjithçka. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura bëhen pa plan. Në punë do keni mbështetjen e planetëve dhe miqve tuaj. Mund të merrni përgjigje pozitive edhe për disa kërkesa që keni bërë. Tashmë është koha të veproni që e nesërmja të jetë më e mirë. Shpenzimet do dini si t’i kryeni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mbetet e kënaqshme.

Demi

Dielli dhe Mërkuri do ju nxitin të reflektoni me kujdes sot dhe do i shprehni ndjenjat më tepër. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë pozitive. Do jeni tej mase sensualë dhe entuziastë në marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse mund të lëndoni veten. Hapa duhet të hidhni vetëm kur të jeni shumë të sigurt. Në punë, pavarësisht lodhjes, nuk do ndaleni dhe do merrni atë që dëshironi. Do jeni profesionistë të vërtetë dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni tej mase ambiciozë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe të rrezikoni.

Binjakët

Do vazhdoni të jeni në kërkim të perfeksionit edhe sot dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe paksa të vështirë për jetën tuaj gjërat duket se do fillojnë të ndryshojnë. Yjet do i keni në krah dhe ambienti do mbushet me ngjyra. Ju beqarët nuk do arrini dot ta gjeni personin e duhur kështu që do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë do jeni të zotët, por duhet të bëni kujdes me impulsivitetin. Ai mund t’iu hedhë poshtë të gjitha përpjekjet që keni bërë deri më sot. Mos i hapni telashe vetes. Në planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi të njëpasnjëshme. Kujdes me hapat që do hidhni.

Gaforrja

Edhe pse në disa momente do ju duket sikur nuk do merreni vesh më ata që ju rrethojnë, nuk keni për të pasur probleme serioze. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e ngrohtë dhe pozitive. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët do jeni të vendosur ta bëni për vete atë që pëlqeni dhe nuk do ndaleni derisa ta arrini qëllimin. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të përshtateni me situatat që do ju vijnë. Po të jeni edhe më të organizuar gjithçka do shkojë më së miri. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë sepse përndryshe mund të mbeteni edhe pa para fare.

Luani

E sotmja do jetë shumë më e qëndrueshme për ju dhe do i shihni gjërat me më shumë pozitivitet. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë e bukur dhe pa asnjë lloj problemi. Partneri mund t’iu bëjë edhe një propozim interesant që do iu lërë me gojë hapur. Ju beqarët nuk duhet të hezitoni për asnjë moment së joshuri edhe sikur mos ja arrini qëllimit përfundimtar. Në punë do nënshkruani disa kontrata të reja dhe do familjarizoheni me detyrën e marrë së fundmi. Ja që asgjë nuk është e pamundur kur i bën gjërat me dëshirë. Buxhetin do e mbani nën kontroll dhe kjo do ju lejojë të kryeni edhe disa shpenzime më tepër se zakonisht.

Virgjëresha

Parashikimet për këtë ditë duken të mira, por duhet të dini ta përmbani veten sa më shumë. Për ju të dashuruarit paqja do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Marrëdhënia me partnerin do jetë e këndshme dhe pa probleme. Ju beqarët nuk do doni të bëjnë aspak ndryshime në jetën tuaj sepse koha që kaloni me miqtë është shumë e vyer. Në punë do i bëni gjërat si duhet dhe do kënaqeni me rezultatet që do arrini. Do jeni mjaft të motivuar dhe do jeni burim frymëzimi edhe më kolegët. Në planin financiar nuk do arrini dot t’i zgjidhni problemet që keni pasur dhe kjo do ju bëjë të ndiheni keq.

Peshorja

Sado që të mundohen yjet ta mbrojnë jetën tuaj sot, nuk do ja dalin dot. Përgatituni për tronditje. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me vështirësi të njëpasnjëshme. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Nëse jeni beqarë do keni një takim mjaft interesant në orët e mesditës. Vazhdimësia do varet tërësisht prej jush. Në punë vështirësi më shumë do keni nëse jeni ushtarak, polic ose në marrëdhënie me publikun. Bëjini sytë katër kurdoherë. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do vazhdojë të jetë gjithë kohës e mbrojtur. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi

Marsi dhe Urani do ju bëjnë shumë kreativë gjatë kësaj dite. Do  e merrni situatën në dorë dhe do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do influencohet shumë pozitivisht nga yjet. Nuk do keni më as problemin më të vogël me atë që doni, përkundrazi do ndiheni mirë gjithë kohës. Nëse jeni beqarë do keni një ditë premtuese. Gjithçka që keni dashur do mund t’iu realizohet brenda pak kohe. Në punë do jeni të frymëzuar dhe të motivuar. Nuk do ju mungojnë për asnjë moment idetë dhe do shkëlqeni më shumë se kurrë më parë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës kështu që nuk do ju dalë asnjë e papritur.

Shigjetari

Nëse ju kishin munguar prej kohësh ndjesitë e forta, sot gjithçka do marrë flakë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe disi të vështirë për jetën tuaj, dielli do rilindë dhe zemra juaj do ngrohet sërish. Do jeni më të logjikshëm dhe më shprehës me partnerin tuaj. Ju beqarët do e joshni si duhet atë që pëlqeni dhe në fund do arrini qëllimin përfundimtar. Në punë arritjet tuaja nuk do vlerësohen nga të gjithë dhe disa mund të mundohen t’ua prishin planet. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë ende vonë. Po filluan problemet zor se do i zgjidhni shpejt ato.

Bricjapi

Nuk do jeni as të përpiktë dhe as të rregullt gjatë kësaj dite kështu që do përballeni me probleme. Ju të dashuruarit do jeni shumë agresivë me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë probleme serioze me të. Asnjëri nuk do i kuptojë gabimet dhe secili do kërkojë të dalë e veta. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për ta ndryshuar statusin, pasi kohët e fundit po ja kaloni mirë me miqtë e ngushtë. Në punë duhet të ecni me hapat e kolegëve sepse përndryshe do mbeteni mbrapa. Shtojini edhe pak më tepër përpjekjet. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni investimet e ekzagjeruara dhe dhëniet e huave.

Ujori

Shumë do ju kenë zili gjatë kësaj dite kështu që mbrojeni veten në çdo moment. Për ju të dashuruarit çdo moment do jetë i mbrojtur nga yjet. Çdo gjë do ecë më së miri mes jush dhe atij që keni në krah prandaj shfrytëzojeni çdo sekondë. Edhe ju beqarët do jeni të bekuar nga yjet kështu që jeta ka për t’iu ndryshuar përgjithmonë. Ju duhet thjesht të bëhen gati. Në punë yjet nuk do i keni në favor dhe gjërat do bëhen gjithnjë e më të vështira. Kërkoni ndihmë sa pa qenë ende vonë sepse po i latë gjërat pas dore gjithçka do ju rrënohet. Sektori i financave do jetë i mirë. Do dini gjithë kohës si t’i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar.

Peshqit

Disa sfera të jetës tuaj do privilegjohen sot, ndërsa disa të tjera jo. Bëni kujdes në çdo moment. Nëse keni një lidhe do kaloni vështirësi të vazhdueshme deri në pasdite, ndërkohë që në mbrëmje do kaloni momente të qeta. Mundohuni që para çdo hapi të reflektoni për pasojat në të ardhmen. Nëse jeni vetëm nuk do mund ta ndryshoni dot statusin tuaj edhe sikur të mundoheni pafund. Në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse atëherë kur nuk e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Ambienti nuk do jetë shumë i ngrohtë. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm falë lojërave të fatit, por mirë është të mos vazhdoni më të luani me to. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button