Psikologji

“Dashuria nuk është një betejë për pushtet. Është forca për t’u kuptuar me njëri-tjetrin”

Dashuria është thjesht një fjalë, por ka një kuptim tepër të madh. Nuk ka të bëjë thjesht me dëshirën për ta parë mirë personin në krahë, por me mirëkuptimin e tij. Kjo gjë nënkupton komunikimin, i cili shpesh mungon në pjesën më të madhe të çifteve, gjë që i bën ata të drejtohen tek një psikolog. Komunikimi nënjë çift nuk përcakton vetëm cilësinë e lidhjes, por ka ndikim të rëndësishëm edhe në cilësinë e jetës sonë.

Planeti është populluar nga çifte që e kanë humbur mirëkuptimin, duke u përqendruar tek aspektet negative, apo defektet e personit tjetër. Në vend që të mundohen të zgjidhin keqkuptimet, duan që personi tjetër të ndryshojë sipas standardeve të tyre. Të nxehesh për çdo gjë që bën partneri/ja, pa u munduar ta kuptosh, sigurisht që është një gabim. Pavarësisht rëndësisë së një farë afrimiteti në çift, nuk është e thënëse duhet të mendojmë në të njëjtën mënyrë. Duke e kuptuar këtë fakt, sigurisht mund të jemi më tëkuptueshëm me njëri-tjetrin, më tolerantë e të drejtë.

Dashuria e vërtetë lind nga mirëkuptimi. Nuk kemi pse të nxitohemi në ato çfarë bëjmë apo themi. Duhet të mundohemi të jemi disi më tolerantë, derisa ta pranojmë personin që kemi përkrah ashtu siç është. Nëse në një lidhje mbizotëron xhelozia, egoizmi, apo përbuzja e tjetrit, sigurisht që ka mbërritur gjithçka drejt fundit. Nuk mund të mbijetojë një marrëdhënie ku nuk ka mirëkuptim, respekt e dashuri për personin qëke pranë. Nëse përqendrohesh tek të metat e atij personi, nuk mund të ngelet kohë e mundësi për të parëvirtytet apo cilësitë pozitive të tij/saj.

Kjo është arsyeja se pse shumë çifte ndahen në ditët e sotme. Nuk i lënë hapësirë komunikimit, tolerancës dhe pranimit të personit tjetër ashtu siç është. Askush nuk të detyron të lidhesh pa e njohur mirë dikë, nëtë gjitha aspektet. Ama kur mendon se e ke njohur, nuk ka arsye pse të mos i lësh mundësi të shprehet dhe të komunikoni për gjithçka që nuk ju pëlqen tek njëri-tjetri.

Back to top button