HistoriMAIN

Didius Julianus, njeriu që e bleu në një ankand Perandorinë Romake

Në vitin 193 të Erës Sonë, u zhvillua një ankand që e tronditi botën antike, pasi blerësit konkurruan për “objektin” më të madh që ishte dëgjuar ndonjëherë:Perandorinë Romake. Pas vrasjes së perandorit Pertinax nga mbrojtësit e tij të betuar në Gardën Pretoriane, Perandoria Romake, u nxor në shitje, për tia dhënë ofertuesit më të lartë.

Në fund, ftues do dilte Didius Julianus, një senator i pasur, dhe me shumë ndikim në Romë.

Babai i tij, Petronius Didius Severus, ishte patriarku i familjes së famshme Petroni, ardhur nga Milano. Nëna e tij Aemillia Clara, e kishte origjinën nga juristi i famshëm romak Salvius Julianus Aemillianus.

Didius u rrit në familjen e shquar të Antoninëve nga nëna e perandorit Marcus Aurelius, Domitia Lucillus, dhe ishte pjesë e kolegjit të shenjtë të “Sodales Antoniniani, një sekt që adhuronte perandorin. Antoninët ishin një familje tepër e fuqishme, që ishin ngjitur në krye tëkupolës së pushtetit me ardhjen në krye të Antoninus Pius në vitin 138 të Erës Sonë, dhe më vonë të Marcus Aurelius nga viti 161.

Për shkak të lidhjeve të tij aristokratike, Didius pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe politike në provincat e Perandorisë së madhe Romake. Emërimi i hershëm më i rëndësishëm ish ai i legatit (atasheut ushtarak) për prokonsujt e Akaisë dhe Afrikës në vitet 168 dhe 169, ku shërbeu nën udhëheqjen e të afërmit të tij, Salvius Julianus.

Më pas u zhvendos në Belgica, ku pati sukses të madh në luftën kundër fiseve vendase gjermanike. U shpërblye për triumfet e tij me marrjen e postit të konsullit në vitin 175, posti më i lartë romak përpara atij të perandorit, të cilën e ndau me perandorin e ardhshëm Pertinax.

Por gjatë mandatit të tij, Didius, u përball me rrezik të madh, kur u përfshi në një komplot për rrëzimin e perandorin Marcus Aurelius, të udhëhequr nga i afërmi i tij dhe ish-eprori, Salvius Julianus. Julianus u ekzekutua për tradhti, ndërsa Didius pati një dënim më të butë, duke u internuar në qytetin e tij të lindjes, Milano.

U rehabilitua disa vite më vonë nga perandori Commodus, kur u emërua pro-konsull i Afrikës në vitin 190, duke zëvendësuar Pertinax-in. Nga viti 193, Didius Julianus ishte një nga drejtuesit e shquar të Senatit. Ai nderohej shumë nga senatorë të tjerë për origjinën e tij të lartë.

Ndaj kur në fronin e perandorit u ngjit Pertinax në fillimin e vitit 193, shumë senatorë e kundërshtuan për shkak të origjinën e tij të thjeshtë. Por  pas vrasjes së Pertinax nga Garda Pretoriane pas vetëm 3 muaj në pushtet, Didius do të përpiqej ta merrte froninnjë mënyrë që frikësoi dhe neveriti shumë romakë, dhe që ishte kryesisht përgjegjëse edhe për rënien e tij të shpejtë.

Kur Didius mbërriti në pallatin mbretëror, ai zbuloi se Garda Pretoriane po negociontetashmë me Flavius ​​Sulpicianus, vjehrrin e Pertinax. Por Didius ishte në gjendje t’ia kalonte me sukses Sulpicianus, duke rritur ofertën e tij nga 1250 në 6250 sesterii për çdo anëtar të Gardës Pretoriane.

Të nesërmen, Didius u inaugurua si perandor në Senat, dhe iu dha titulli Pater Patriae. Jashtë godinës së Senatit, turma qytetarësh romakë shprehën zemërimin dhe mosmiratimin e tyrepër këtë mënyrë të ulët të ngjitjes në pushtet, duke organizuar demonstrata të mëdha kundër perandorit të ri.

Në këto protesta u thirr emri i Pertinax, që kishte qenë popullor. Demonstruesit hodhën gurë dhe brohoritën kundër Didius, ndërsa ai hynte dhe dilte nga Senati. Sipas historianëve tëkohës, Didius u zemërua aq shumë nga turma e njerëzve që po e fyente, saqë i tha truprojave të tij të vriste demonstruesit që gjendeshin më pranë tij.

Didius u përpoq që të fitonte mbështetjen e qytetarëve duke rivendosur disa nga ligjet më të njohura të miratuara nën Perandorin Commodus, ndërsa kasta e lartë romake do të veprontemë me dashamirësi dhe respekt ndaj tyre. Gjithsesi, mbretërimi i Didius do të zgjaste vetëm 66 ditë.

Ushtarakë ambiciozë nga e gjithë Perandoria, u përgatitën për ta sfiduar pushtetin e tij. Në lindje, Pescenius Niger, prania e të cilit ishte kërkuar nga protestuesit e tërbuar para Senatit, e shpalli veten perandor të territoreve nga Deti i Zi në Egjipt.

Në perëndim, në provincën e Panonisë së Epërme, Septimius Severus bëri të njëjtën gjë, dhe pas një aleance të shpejtë me ushtritë në kufirin Danub-Rhine, ai u bë sfiduesi i parë që u nis drejt Romës, duke u përpjekur të rimerrte perandorinë. Fati i Didius ishte tashmë i vulosur.

Ai vendosi barrikada para pallatin perandorak, në një përpjekje të pashpresë për të shpëtuar.

U tregua i gatshëm ta ndante perandorinë me Septimus, por ky refuzoi. Pasi i dështuan tëgjitha manovrat, Didius iu drejtua madje edhe magjisë rituale, me flijimin e djemve të rinj përnder të perëndive.

Përpara se të kapej nga Septimius, Didius Julianus u vra nga një anëtar i Gardës Pretoriane në pallatin perandorak, duke pasur të njëjtin fat si Pertinax vetëm disa muaj më parë. Historiani Dio regjistroi fjalët e tij të fundit:“Çfarë të keqe kam bërë? Cilin kam vrarë?”.

Marrë me shkurtime nga Ancient Origins – Bota.al

Back to top button