Komplote

Eksperimente psikologjike që shkuan tmerrësisht keq: Studimi përbindësh

Screen Shot 2016-03-13 at 08.00.02

Në këtë studim, të kryer në vitin 1939, 22 fëmijë jetimë, 10 prej tyre me probleme në të folur, u ndanë në mënyrë të barabartë në dy grupe: njëri me një terapist mbi të folurit, i cili kreu ndaj tyre një terapi “pozitive”, duke lavdëruar progresin e fëmijëve dhe rrjedhshmërinë e të folurit; grupi tjetër me një terapist të të njëjtit profil, por që në mënyrë të hapur i ndëshkonte fëmijët për gabimin më të vogël. 

Rezultatet treguan se fëmijët që merrnin përgjigje negative, ishin të prekur keq në aspektin e shëndetit të tyre psikologjik. Megjithatë, një lajm shumë i keq do të rezultonte më vonë pas eksperimentit, kur u zbulua se disa nga fëmijët që kishin qenë më herët të paprekur filluan të kenë probleme me të folurin. Në vitin 2007, 6 prej atyre fëmijëve tashmë në moshë madhore iu dhanë 925.000  mijë dollarë kompensim, për dëmin emocional që u kishte shkaktuar studimi 6-mujor.

Leave a Reply

Back to top button