Humbja e thellë e referendumit kushtetues e detyroi kryeministrin te shpallë largimin
Matteo Renzi ka humbur në referendumin kushtetues që kërkonte kufizimin e pushtetit të senatit dhe një stabilitet më të madh për qeverisjet në Itali. Pas kësaj humbjeje me 20 % diferencë (60-40) ai paralajmëroi se këtë të hënë do të mbledhe këshillin e ministrave dhe do ti dorëzojë presidentit Matarella dorëheqjen e tij.
Po cilët janë skenarët pas kësaj që ndodhi.
Huffington Post jep disa variante.
Rikthim si kryeministër
Pasi ka shpallur largimin dhe ka deklaruar se ekperienca e tij si kryeministër mbaroi, Renzi ka pak gjasa të qëndrojë në kët post. Vetëm nëse presidenti Matarella nuk e pranon dorëheqjen e paraqitur dhe i kërkon atij të formojë një qeveri të re. Në këtë rast ai do të kërkonte mbështetjen e shumicës aktuale ose do të krijonte një koalicion të ri me Forca Italia të Berlucsonit 80 vjecar, i cili e la pak ditë më parë një dritë të hapur për këtë. Megjithëatë ky version është pak i mundshëm.
Krijim i një qeverie teknike
Ky duket skenari më i mundshëm. Që presidenti mattarella të emërojë një qeveri të re të mbështetur nga shumica aktuale ose nga një mazhorancë më e gjërë. Emrat e shefave të kësaj qeverie kanë filluar të qarkullojnë: që nga ministry i Financave Carlo Padoan e deri tek kryetari i parlamentit Pietro Grasso. Një qeveri e tillë do të kishte për detyrë të miratonte buxhetin e vitit 2017, të ndryshonte ligjin elektorale dhe pse jo të synonte të përfundonte mandatin deri në shkurt 2018. Por një hipotezë e tillë kundërshtohet nga lëvizja populiste 5 yjet e Beppe Grillos që tani gjendet më mirë se kurrë në saondazhe dhe kërkon zgjedhje të menjëhershme.
Shpërndarja e menjëhershme e parlamentit
Kjo mundësi duket e vogël sepse reforma elektorale që është kryer së fundi do të kishte kuptim vetëm me miratimin e kushtetutës që u hodh poshtë me referendum. Shpërndarjen e parlamentit e kërkon me forcë lëvizja 5 yjet që del fituese në sondazhe por ajo kundërshtohet nga pjesa më e madhe e forcave politike pikërisht për këtë shkak.
Në këtë pikë i vetmi arbitër mbetet presidenti Matarella i cili duhet të shohen nëse pas humbjes në referendumin e së dielës, ka apo jo akoma një shumicë qeverisëse.
Referendumi i djeshëm u pa si një barometër i ndjenjave anti-establishment në Europë. Renzi kishte paralajmëruar se nëse humbiste do të jepte dorëheqjen megjithëse në ditët e fundit, kur pa sondazhet ai ndryshoi qëndrim duke deklaruar se kish bërë gabim që e kishte personalizuar shumë fushatën. Por ai ka thene se do te largohet ne ora 00 30 te se henes.
Ky rrezultat konsiderohet si një fitore e madhe për lëvizjen anti sistem 5 yjet të Bepe Grilos dhe për ksonofobët e Lega Nord të Mateo Salvinit./Lapsi.al