Covid19

Koreja e Jugut hap shkollat

Koreja e Jugut vendosi të rihapë shkollat duke filluar nga 13 maji, pasi numri i të prekurve që qëndrojnë në shtëpi është afër zeros.

Por autoritetet shëndetësore nxitën vigjilencën që rreth 5.5 milion nxënës të shkollave fillore dhe ato të mesme të marrin udhëzime në rast të ndonjë rritjeje të infeksionit.

“Tani jemi duke u përgatitur për hapjen e shkollave ndërsa menaxhojmë rreziqet e përditshme të sëmundjes,” tha Ministri i Arsimit Yoo Eun-hae për një konferencë televizive.

“Nëse një student rezulton i infektuar nga virusi, autoritetet shëndetësore do të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe shkolla do të kalojë në klasa në internet.”/bota.al/

Leave a Reply

Back to top button