Bota

Marrëveshja nuk do të funksionojë. Bëhuni gati për ikjen e Greqisë

Kryeministri i Greqisë shkatërron shkëndijën e fundit të besimit. Donatorët nuk gjejnë një urë financimi. Kështu vendimet e samitit humbasin seriozitetin

Screen Shot 2015-07-16 at 11.12.44

Bernd Riegert

Rrezja e shpresës për Greqinë, që u duk për 48 orë pas samitit të shpëtimit të Eurogrupit, po errësohet përsëri. Financimi i mëtejshëm i shtetit të falimentuar mund të ketë sukses vetëm, nëse Greqia zbaton me të vërtetë me shpejtësi reformat, thuhet në vendimet e samitit. Por çfarë bën Aleksis Tsipras?

Kryeministri grek në një intervistë televizive ngre akuza të rënda kundër partnerëve të tij në negociata. Ai thotë se ka qenë i detyruar të nënshkruajë, reformat janë të gabuara, në fakt ai do t’i kishte refuzuar, por për të marrë miliarat e premtura, parlamenti në Greqi duhet t’i miratojë, thotë Tsipras pa iu dridhur qerpiku. A mund t’i besojnë kreditorët këtij njeriu? Jo! Pas këtyre thënieve nuk mund të pritet, që tribuni popullor radikal i majtë të bëjë me të vërtetë atë, që ka nënshkruar. A mund t’i premtosh kësaj trupe populiste kaotike me të vërtetë edhe 86 miliardë euro.

Dëshira naive

Kontrolle të rrepta, gati tutoriale nga trojka? Kalim i pasurive shtetërore në kujdestarinë e BE? Kush beson se qeveria nën Alexis Tsipras do t’i zbatojë këto me të vërtetë, duhet të jetë shumë naiv. Kësaj i shtohet edhe fakti, që votuesit grekë, atë që Tsipras pranoi të hënën, e kanë kundërshtuar në një referendum vetëm një javë më parë. Skepticizmi i ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble, të cilin ai e shfaqi edhe një herë në Bruksel, është më shumë se i justifikuar. Grekët nuk i besojnë atij, por pa aprovimin e Gjermanisë nuk bëhet asgjë.

Dalja e Greqisë nga bashkimi monetar evropian mbetet një opcion realist, sepse në kushtet, që janë tani në Greqi, një program i tretë ndihme nuk është i justifikueshëm. Që t’i rekomandosh deputetëve të Bundestagut që ta miratojnë, është në fakt joserioze.

EU-Kommission der Verzweiflung nahe

Ai vë një borxh ose një zgjatje të fondeve evropiane – nuk e tij – në afërsi të një zgjidhje. Komisioni Evropian vlerëson qëndrueshmërinë e borxhit të mirë. Ata duhet gjithashtu, sepse ata nuk do të ekzistonte, nuk duhet të ketë asnjë program dhe jo më shumë pagesat për Greqinë sipas Traktateve për ESM fondit bailout.

Jo vetëm sepse pala greke nuk ka me sa duket vullnetin, për t’i mbajtur me të vërtetë premtimet, por edhe për shkak se edhe në anën tjetër, tek institucionet, nuk ka më unitet. Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ishte i përfshirë në samitin e shpëtimit të dielën dhe të hënën, nuk e konsideron të mundshme që Greqia të jetë e aftë të përballojë borxhet me një program të tretë miliardësh. Ai ofron si zgjidhje faljen e borxhit, ose dhënien e kredive evropiane, jo të tijat. Komisioni Evropian i bën një vlerësim më pozitivisht qëndrueshmërisë së borxhit. Ai duhet ta bëjë këtë, sepse përndryshe në bazë të traktateve për fondin e shpëtimit ESM nuk mund të ketë më program dhe as pagesa për Greqinë.

Komisioni i BE, që do ta mbajë Greqinë me çdo kusht në Bashkimin Monetar, propozon përshtatjen me rregullat e Eurozonës deri në atë masë sa të arrihet qëllimi. Shtatë miliardë euro duhet t’i transferohen Greqisë si ndihmë emergjente për javën e ardhshme. Paratë duhet të rrjedhin nga një buxhet, që në fakt nuk ekziston më dhe në të cilin duhet të paguajnë të gjitha 28 shtetet. Disa shtete të BE e refuzojnë për arsye të kuptueshme ndihmën për Greqinë. Të gjithë aksionin ministri gjerman i Financave Schäuble e quajti joefektiv. Po tani?

Teorikisht secili nga shtetet anëtare të BE-së mund t’i japë Greqisë kredi dypalëshe. Por kush dëshiron të hedhë para në një fuqi pa fund? Deri tani nuk ka vullnetarë.

Dalja nga zona e euros është rruga më e ndershme

Jo, një ditë pas samitit, në të cilin Greqia në fakt duhej të mbrohej nga kolapsi, asgjë nuk ecën më. Qeverisë në Athinë nuk është për t’i besuar. Kushtet për një program të tretë të ndihmës nuk janë përmbushur. Financimi kalimtar për të arritur një program të tretë nuk është garantuar. Dhe e gjithë kjo duhet të miratohet nga parlamentet e vendeve të Eurozonës?

Kjo nuk do të funksionojë. Në vend të kësaj Eurozona do të bënte më mirë të organizonte daljen e Greqisë nga Eurozona. Kjo do të ishte më e ndershme përballë votuesve grekë dhe evropianë. Shpresa vdes e fundit, por dikur ajo vdes. Ky moment ka ardhur për fat të keq./DW

Linku: http://www.dw.com/sq/sdo-të-bëhet-gjë/a-18586428

Leave a Reply

Back to top button