Your Life

Motivim për të gjithë: “Beso tek vetja jote”

“Ndoshta një ditë do të bësh një tatuazh, do të gabosh nëzgjedhjen e fakultetit, do të nisesh në një udhëtim pa lekë nëxhep, do të ulesh përherë në të njëjtin lokal, do t’i lyesh flokët ngjyrë blu, do t’i besosh sërish një personi që të ka lënduar mëparë, do të dashurohesh dhe do të presësh. Do të bëhesh zjarrfikës ose arkitekt, ndoshta mund të bëhesh edhe parukieri më i mirë i lagjes tënde, do të udhëtosh ose do të rrish në vend, do të shkruash një libër, do t’i biesh violinës, kitarës ose pianos. Do ta urresh matematikën dhe do ta duash filozofinë, ose do tëbëhesh më i miri në shkencat e natyrës.

Do të bësh, do të jesh, do të shndërrohesh. E tashmja, njësoj sikurse e ardhmja, të përket ty. Është e jotja. Duhet ta organizosh atë në mënyrën më të mirë, pasi nuk është e shkruar gjëkundi nëndonjë vend se si ta kalosh të tashmen. Uroj ta mbash mend këtëgjë. Ti nuk je nota 10, apo 7, apo 8, apo 5 e marrë në gjimnaz, apo nota 5 dhe 10 të marra në universitet. Jeta jote vërtet do tëvërtitet mes numrave, por nuk je, nuk do të jesh dhe nuk do tëvlesh kurrë sa një numër.

Beso tek vetja jote. Beso tek mundësitë që ke siguruar, apo që tëjanë falur, në mënyrë që të përballosh botën. Shkundja zemrën njerëzve. Pranoje humbjen, apo dështimin, dhe vazhdo fuqishëm fluturimin e jetës”. – Anonim

Back to top button