HistoriMAIN

Nga se vdiq udhëheqësi i madh mongol Genghis Khan? Ja hipoteza më e fundit

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se Xhengiz Khan mund të ketë vdekur nga Murtaja Bubonike, dhe jo nga hemorragjia pasi ishte tredhur apo nga shkaqe të tjera të artikuluara gjatë shekujve. I lindur si Temuxhin i klanit Borxhigin në vitin 1162, ishte një nga pushtuesit më të famshëm në histori.

vitin 1206, ai themeloi dhe shërbeu si sundimtari i parë i Perandorisë Mongole, e cila në kohën e vdekjes së tij në vitin 1227, ishte 2.5 herë më e madhe nga territori i PerandoriRomake, vunë në dukje autorët e studimit të ri.

Trashëgimia e tij ka arritur dimensione globale:Një studim i botuar në vitin 2003 në Gazetën Amerikane të Gjenetikës Njerëzore, sugjeronte që rreth 1 në 200 njerëz në të gjithë botën mund të jenë pasardhës të drejtpërdrejtë të Xhengiz Khan.

Ndërsa ndikimi i pushtuesit të famshëm është i mirë-njohur, vdekja e tij është e mbështjellë me mister. Familja dhe pasuesit e tij u udhëzuan ta mbanin vdekjen e tij si sekretin e tyre më të fshehtë. Kjo pasi ajo ndodhi gjatë një faze jetike të luftës së tyre kundër XiasPerëndimore, një perandori të cilën mongolët e kishin luftuar për më shumë se 20 vjet.

Për të nderuar apo denigruar kujtimin e Xhengiz Khan, si miqtë edhe dhe armiqtë e mongolëve treguan një numër legjendash për vdekjen e tij. Një nga variantet, pretendon seKhan humbi shumë gjak pasi u godit me thikë apo u tredh nga një princeshë e popullit Tangut, një fis tibetianoburmanez në Kinën Veriperëndimore.

Të tjerët sugjeruan se ai vdiq nga plagët e marra pasi u rrëzua nga kali i tij, se ra në luftëkundër kinezëve, apo se vdiq nga plaga e shkaktuar nga një shigjetë e infektuar gjatë fushatës së tij të fundit kundër Xias Perëndimore.Në studimin e ri, studiuesit sugjerojnë se të gjitha këto legjenda ka të ngjarë të jenë shpikur edhe pas vdekjes së Xhengiz Khanit.

Vdekjet e mbretërve dhe perandorëve të Kinës, shpesh janë të përziera me mitet”, tha për Live Science bashkautor i studimit Françesko Galasi, mjek dhe paleopatolog në Universitetin Flinders në Adelaide, Australi. Shkaqet emocionuese apo edhe ato të jashtëzakonshme të vdekjes, u atribuohen shpesh personazheve të jashtëzakonshëm. Kur në fakt është më e arsyeshme të kërkosh rrethana më të zakonshme, si sëmundjet infektive. Në përgjithësi, nuk ka prova të mjaftueshme për t’i mbështetur këto legjenda”- shton ai.

Për shembull, kur vdiq Xhengiz Khan ishte ende në kulmin e fuqive të tij, i respektuar nga vartësit dhe nën kujdesin e madh të shërbëtorëve tij, thotë bashkautori tjetër i studimit Uenpeng Ju, studiues i biologjisë njerëzore në Universitetin e Adelaidës.

Kjo e bën relativisht të pamundur vdekjen e tij përmes vrasjes me natyrë politike apo helmimit”- thotë ai. Ndërsa kryenin kërkime mjekësore mbi ndikimin e Murtajës mbarëbotën, shkencëtarët vendosën të përqendroheshin tek vdekja e Xhengiz Khan.

Studiuesit u përqendruan tek“Historia e Juan, një tekst historik i shkruar gjatë dinastisë Ming në Kinë. Në atë vepër thuhet se në datat 1825 gusht 1227, gjatë fushatës së fundit kundër Xias Perëndimore, Xhegniz kishte ethe dhe ndihej keq, dhe që e vra brenda 8 ditësh pas fillimit të sëmundjes.

Një studim i mëparshëm sugjeronte se ai u prek nga ethet tifoide. Por Galasi dhe kolegët e tij,vunë në dukje se në tekstin e lashtë nuk përmendeshin simptoma të tjera tipike të asaj sëmundje, si dhimbjet e barkut dhe të vjellat.

Shkencëtarët diagnostikuan vdekjen e Khanit jo vetëm duke analizuar shenjat e tij klinike, por edhe duke përdorur informacionet në lidhje me sëmundjet, nga të cilat vuanin në atë kohëtrupat mongole dhe armiqtë e tyre, si dhe njohuritë moderne në lidhje me kohën e fillimit të sëmundjeve ngjitëse.

Ata zbuluan se simptomat e tij përputheshin me ato të Murtajës Bubonike që ishte e përhapur në atë epokë, thotë bashkautori tjetër i studimit në fjalë Maciej Heneberg, arkeolog dhe paleopatolog në Universitetin e Adelaides. Shkencëtarët e pranojnë se një kërkim i tillë retrospektiv ishte i kufizuar në mënyrë të pashmangshme nga mungesa e qasjes në trupin e Xhengiz Khan; varrit i të cilit mbetet ende sot i panjohur.

Megjithatë, ndërsa nuk mund të jemi 100 për qind të sigurt për shkakun e saktë të vdekjes së Khanit për shkak të këtyre kufizimeve, ne mund të themi se ky skenar klinik është shumë më realist dhe i denjë për tu marrë në konsideratë historike sesa hipotezat e tjera”- thotë Galasi. / Livescience – Bota.al

Back to top button
Close
Close