Teknologji

Pse në Apple ora gjithmonë është 09:41?

Duhet ta keni vënë re që në çdo imazh promocional të një produkti të Apple që shihni, që ora shënon gjithmonë 09:41. Mësojeni arsyen.

apple eventNë Apple çdo gjë e ka një arsye. Dhe këtu përfshihet dhe ora që shënojnë produktet e Apple në reklama apo promocione të shumta. Ju duhet ta keni vënë re që në çdo imazh promocional të një produkti të Apple që shihni, që ora shënon gjithmonë 09:41.
Ju tregojmë pse pikërisht vendoset kjo kohë. Më përpara përdorej ora 09:42 dhe shpjegimi është shumë i thjeshtë: Kjo është ora në të cilën Steve Jobs i prezantoi botës iPhonin e parë në vitin 2007. Pikërisht në minutën e 42-të të prezantimit, ai tha: “Sot Apple do të rishpikë telefonin”, ndërkohë që në ekranin pas tij u shfaq foto e parë e iPhonit të parë. Por, e gjitha kjo ndryshoi në vitin 2010 kur u lansua iPadi i parë. Kjo gjë bëri që të paraqitej një kohë e ndryshme 09:41. Në qoft ëse kontrolloni faqen zyrtare të Apple, do të shihni që në çdo produkt të saj ora e shfaqur është 09:41, si në iPhone, iPad, madje dhe Mac. Një zëdhënës i kompanisë u shpreh se është një politikë e kompanisë që çdo produkt i ri i saj të prezantohet rreth minutës se 40-të, edhe pse kjo jo gjithmonë nuk është ekzaktësisht e mundur. Lansimi i iPhone-it të fundit ndodhi pikërisht në kohën 09:42. Ndaj kompania përdor gjithmonë këtë kohë në produktet e saj, pasi e konsideron si një moment kyç për kompaninë.

Leave a Reply

Back to top button