Bota

Do të ketë një anullim masiv të borxhit në Europë. Por jo në Greqi

Screen Shot 2015-02-01 at 6.36.02 PM

Mijëra kroatë do të shohin borxhet e tyre të anulohen të hënën, si pjesë e një përpjekje për t’i dhënë një shtysë ekonomisë duke ndihmuar familjarët që të rifitojnë qasjen në lehtësirat bazike, duke përfshirë edhe llogaritë bankare.
Skema, që është pagëzuar me emrin “fillim i ri”, do të shohë fshirjen nga bankat, kompanitë telefonike dhe ato të energjisë elektrike të borxheve të mbi 60 mijë qytetarëve, si pjesë e një marrëveshjeje me qeverinë.
Afro 20 milionë stërlina borxhe të këqinj pritet që të anulohen nga kredidhënësit që kanë firmosur skemën. Askush nuk do të marrë para për humbjet që po pësojnë.
Familjarët që kualifikohen për këtë skemë duhet të kenë borxhe më pak se 35000 kuna (3500  stërlina) dhe të ardhurat e tyre mujore nuk duhet të jenë më të larta se 1250 kuna. Kroatët që kanë prona apo që kanë kursime nuk përfitojnë nga ujdia.
“Ne vlerësojmë se kjo masë do të zbatohet për 60 mijë qytetarë”, tha MIlanka Opacic, zëvendës kryeministre e Kroacisë. “Kështu që atyre do u jepet një shans për një fillim të ri pa barrën e borxhit”.
“Eshtë hera e parë që një qeveri kroate përpiqet t’i japë zgjidhje këtij problemi dhe ne jemi krenarë”, tha në një mbledhje kabineti Kryeministri Zoran Milanovic.

Leave a Reply

Back to top button