Uncategorized

Zbulohet një Orkide e mrekullueshme në Mianmar, Kinë.

Një ekspeditë në Mianmar, në Kinë ka zbuluar një lloj orkideje në veri të Mianmarit. Gjinia Coelogyne në familjen e orkideve ka pothuaj 200 lloje të tilla. Më shumë se 10 specie të reja dhe 40 regjistrime të Orchidaceae i janë shtuar florës së Mianmarit qysh prej 2001. Gjatë ekspeditës kërkuesit egzaminuan karakterin morfologjik dhe anatomik të këtyre specieve dhe arritën në përfundimin se i përkisnin një lloj specieje të re orkideje të panjohur më parë nga shkenca. Emërtimi i saj është “Coelogyne magnifica”. Morfologjikisht C. magnifica është e ngjashme me kushërirën e saj C. corymbosa,  kanë të dyja lule të bardha.  Coelogyne magnifica ka pseudobulbe më të vegjël, gjethe më të shkurtra dhe një numër më të madh të luleve krahasuar me C. corymbosa.  C. magnifica është plotësisht specie epifite që do të thotë se rritet kryesisht në degë me myshk, trungjet e pemëve dhe disa herë në shkëmbinj malorë me lagështirë në 2400-2500 metra mbi nivelin e detit. Sipas “Bashkimit për Ruajtjen e Natyrës“  C. magnifica gjendet në statusin “shqetësimi më i vogël” që do të thotë se nuk është specie në zhdukje.

 

Leave a Reply

Back to top button