Mistere

10 tregime të çmendura, që nuk i gjeni në Bibël

Që në ditët e para, ka patur histori që u përfshinë tinëz në Bibël si Fjala e Perëndisë. Edhe pse njerëzit janë përpjekur të zbulojnë çfarë është shkruar nga frymëzimi hyjnor i Zotit, dhe çfarë nga njerëz me një dëshirë të çmendur për të trilluar mbi Jezusin. Disa nga këto histori janë krejtësisht të çmendura, dhe në rast se ato do të kishin mbetur pjesë e Biblës, Krishtërimi sot do të qe një fe shumë e ndryshme. 

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-38-52

10. Jezusi zbuti dragojtë kur ishte fëmijë

Pas lindjes së Jezusit, Herodi dërgoi njerëzit e tij për të vrarë fëmijën. Por Bibla jonë nuk jep shumë detaje se si u arratis Jezusi. Ne vetëm na është thënë se Maria dhe Jozefi e fshehën për disa kohë në Egjipt. Edhe pse kjo do të kishte ndryshuar, në rast se Ungjilli i Pseudo-Mateut do të ishte përfshirë në Bibël. Sipas tij, Maria dhe Jozefi u përpoqën ta fshehin Jezusin në një shpellë, kur zbuluan se ajo ishte plot me dragonj të mëdhenj që villnin flakë nga goja.

Por kjo nuk shqetësoi foshnjen 1-muajshe Jezus. Ai u hodh nga krahët e nënës, eci drejt dragonjve, dhe u nguli vështrimin derisa ata u “tërhoqën”. Pastaj vogëlushi Jezusi u kthye nga  nëna e tij e tmerruar dhe i tha:”Mos më quaj më një fëmijë të vogël”. Sepse, siç rezultoi, edhe Jezusi donte që nëna e tij të ndalonte përkujdesjen për të.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-39-02

9. Jezusi vret për zbavitje

Në Ungjilli i Fëmijërisë së Tomasit, Jezusi 1-vjeçar fillon të vrasë për zbavitje. Libri fillon me foshnjen Jezus që luan në një pishinë me ujë, dhe duke e kthyer atë në llum dhe zhytur në të zogj të gjallë. Kur një fëmijë përzihet në lojën e tij duke trazuar ujin me një shkop, Jezusi e mallkon djalin se do të “thahet si një pemë” dhe e lë atë të vdesë.

Mënjeherë pas kësaj, dikush përplaset me Jezusin. Përderisa Jezusi nuk pranon asnjë gabim, ai deklaron:”Ti nuk do të përfundosh kurrë rrugën tende!”- Dhe fëmija bie përtokë i vdekur. Qyteti filloi të shqetësohej për këto akte, ndaj dhe i kërkoi Jozefit të disiplinojë fëmijën e tij. Ai përpiqet, por Jezusi nuk kërkon falje, premton të ndërrojë udhë, ose të ringjallë cilindo nga ata që u ka shkaktuar vdekjen. Në vend të kësaj, ai e mallkoi gjysmën qytetin me verbëri.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-39-15

8. Gjarpri ishte duke u përpjekur të ndihmonte

Dëshmia e së Vërtetës ritregon historinë e Kopshtit të Edenit, përveçse këtë hetë gjarpri nuk është Djalli. Ai është thjesht një kafshë veçanërisht e zgjuar, dhe Zoti e quan “Djall”, pasi Ai është i zemëruar. Megjithatë ky ndryshim i madh, vjen në fund të tregimit. Ajo fillon me ‘Por çfarë lloj Zoti është ky?’, dhe pastaj fillon duke iu referuar Perëndisë në të gjitha pjesët e pazakonta të tregimeve, nga pretendimi i të mos diturit se ku gjendej Adami, tek reagimi i tejskajshëm për shkak se hëngri një fik.

Libri madje thotë se Perëndia “e ka treguar veten të jetë një inatçor dashakeq!”. Edhe pse tingëllon si një libër antifetar, ai është në fakt një tekst i krishterë me një pamje unike të figurës së ndërlikuar të Perëndisë. Megjithatë, është e lehtë të kuptohet pse kjo histori nuk gjendet në Biblën tënde.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-39-27

7. Apostulli Gjon u flet çimkave

Një tjetër libër i quajtur Veprat e Gjonit, ndjek dishepullin e Jezusit në udhëtimet e tij. Në këtë libër, Gjoni është i aftë të kryejë mrekulli, por ato janë më pak mbresëlënëse sesa ato të Jezusit. Për shembull, Gjoni shtrihet në një krevat në një bujtinë, por s’mundet të flejë për shkak të çimkave.

Në vend të ankimit tek menaxheri, Gjoni u thotë “Silluni mirë!”, dhe i bën ato të largohen nga bujtina. Në mëngjes, çimkat qenë duke pritur me durim jashtë derës, që Gjoni t’i linte të hynin sërish. “Përderisa u sollë mirë”- u tha Gjoni si një një baba i lodhur nga përpjekja për të edukuar fëmijët ”ejani sërish tek vendi tuaj”.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-39-42

6. Shën Pjetri përdor një qen që flet si lajmëtar

Veprat e Pjetrit tregojnë historinë e dishepullit Pjetër – i njohur ndryshe si Papa i parë i Kishës Katolike – që me sa duket e kaloi shumicën e kohës së tij në beteja me magjistarët. Në veçanti, Pjetri iu kundërvu një njeriu që quhej Simon Magus, një magjistar që e shqetësonte Zotin. Pjetri shkon në qytet për t’u përballur me Simonin, në betejën me të çuditshme që është parë ndonjëherë.

Për të provuar se është shërbëtor i Perëndisë, Pjetri i jep një qeni fuqinë për të folur dhe e dërgon atë të tharrasë Simonin. Qeni e bën, por Simoni nuk çuditet. Ai i thotë qenit:”Thuaji Pjetrit që unë nuk jam brenda”. Pjesa më e madhe e tregimit është se qeni e thërret jashtë. “Këtu është një kafshë memece e dërguar te ti dhe që ka marrë një zë njerëzor”- i thotë qeni atij, para se në fund ta pyesë: “A nuk të vjen turp?”

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-42-39

5. Pjetri hedh gurin e parë mbi magjistarin fluturues

Beteja midis Pjetrit dhe Simonit, bëhet më e çmendur pas incidentit me qenin. Simoni, duke dashur të dëshmojë se është ai lajmëtari i vërtetë i Perëndisë, fluturon lart në qiell dhe e sfidon Pjetrin të bëjë të njëjtën gjë. Është e çuditshme që mrekullia e Simonit funksionon, por edhe me i çuditshëm është fakti që Pjetri nuk mundet të përballet me sfidën e Simonit dhe të fluturojë së bashku me të.

Përkundrazi, Pjetri i lutet Zotit ta rrëzojë Simonin dhe “t’ia thyejë këmbët në 3 vende”. Zoti e dëgjon dhe Simoni bie në tokë. Por më pas shkruhet ftohtë fundi që e bën historinë vërtetë të çuditshme:”Atëherë çdo njeri hodhi gurët kundër tij, dhe shkoi në shtëpinë e vet duke i besuar këtej e tutje Pjetrit”.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-42-47

4. Jezusi tërheq mënjanë Judën dhe i kërkon ta tradhëtojë

Ne e dimë që personazhi biblik Juda e tradhtoi Jezusin, por s’kemi më shumë njohuri mbi arsyen pse – përveçse në Ungjillin e Judës. Në këtë ungjill gnostik, Juda nuk është një tradhtar i keq, përkundrazi rezulton të jetë njeriu më i afërt i Jezusit. Ky i fundit përpiqet t’u tregojë dishepujve për një brez të madh që është ende për të ardhur, por ata s’mund ta kuptojnë idenë.

Atëherë Jezusi tërheq mënjanë Judën, pasi ai është i vetmi që e kupton.

Jezusi i kqërkon Judës ta tradhtojë, dhe shton se kjo është në rregull. Ai i thotë Judës se në krahasim me çdo të krishterë tjetër:”Ti do të tejkalosh të gjithë ata”. Jezusi gjithashtu thotë se “ylli i Judës ka ndriçuar me shkëlqim”, dhe se ai ka një vend për të në Qiell në shkëmbim të gatishmërisë së tij për ta tradhtuar Jezusin dhe përmbushur fatin e Tij.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-43-13

3. Një Ëngjëll shpëton një Profet, kështu që ai mund të vdesë më ngadalë

Apokalipsi i Stefanit tregon historinë e dëshmorit të parë të krishterë, i cili u kryqëzua për t’u thënë njerëzve se Jezusi do të kthehet në Ditën e Gjykimit. Kjo është një histori relativisht normale e persekutimit të hershëm të të krishterëve, përveç një engjëlli që e shpëton nga vdekja Stefanin e shkretë. Stefani është dënuar me vdekje nga Sauli, që e gozhdoi Stefanin në kryq.

Një engjëll zbret nga qielli, e shëron Stefanin dhe e hedh tutje kryqin, duke ia kursyer jetën Stefanit. Por nuk ndodh që engjëlli ta nxjerrë prej andej. Atëherë Sauli atëherë urdhëron 7 burra t derdhin metal të shkrirë në gojën e Stefanit, dhe e gozhdojnë atë përsëri. Por engjëlli e ul sërish poshtë. Më në fund, ata hedhin gurë mbi Stefanin derisa ky vdes. Por u deshën plot 10 orë që ai të jepte shpirt. Kështu e tërë puna e engjëllit qe e pakuptimtë, dhe Stefani ndoshta kaloi momentet e tij të fundit, duke dëshiruar ta kishin lënë të kryqëzohej.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-44-21

2. Ferri është brutal

Tek Apokalipsi i Pjetrit, Pjetri ndërmerr një udhëtim përmes torturave brutale të Ferrit. Vrasësit e kalojnë kohën duke u sulmuar nga gjarpërinjtë e duke thirrur:”O Perëndi, gjykimi tënd është i drejtë!” – çka nuk është e paarsyeshme, përderisa ata s’mund t’ia hedhin aq lehtë në krahasim me të tjerët.

Gratë që kanë kryer aborte e pësojnë shumë më keq. Ata e kalojnë kohën duke u mbytur në liqenin e gjakut të vrasësve”- ndërsa fëmijët e tyre të palindur ulen mbi to duke qarë. Dhe vetëm për masa për të mirë, sytë e tyre marrin zjarr në mënyrë të përsëritur. Njerëzit e pasur që nuk dhurojnë për bamirësi rrokullisen mbi shkëmbinj të kuq e të nxehtë, më të mprehtë se shpata. Huadhënësit më interesa të larta, ulen në një fushë të mbushur me gjak. Dhe homoseksualët çohen vazhdimisht majë një shkëmbi dhe hidhen poshtë, një proces ky që ndodh në përjetësi.

 

screen-shot-2016-09-10-at-08-44-26

1. Jezusi e mohon që është Biri i Zotit

Në Ungjillin e Barnabës, Jezusi është thjesht një profet që nuk pranon të cilësohet si Biri i Perëndisë. Ai madje u bërtet dishepujve të vet:”I mallkuar qoftë cilido që fut në thëniet e mia fjalët se unë jam Biri i Perëndisë!” – dhe çdo njëri nga dishepujt bie poshtë si i vdekur. Kur ai pyet Pjetrin se kush është, ky i fundit i përgjigjet, “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë”.

Kjo e zemëron Jezusin kaq shumë sa që e quan Pjetrin “Djall”, dhe kërcënon dishepujt e tjerë duke thënë:”Unë kam fituar nga Zoti një mallkim të madh kundër atyre që e besojnë këtë!”. Ungjilli i Barnabës nuk është përfshirë kurrë në Bibël, dhe u refuzua menjëherë nga të krishterët. Por në disa komunitete myslimane, ku Jezusi shihet vetëm si një njeri, ai konsiderohet një tekst i shenjtë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button