Psikologji

11 mënyrat se si të komunikosh më mirë me personat e tjerë

  1. Dëgjoje bashkëbiseduesin.

Ajo që ne bëjmë, kur diskutimi bëhet më i ashpër, është të flasim pa e dëgjuar tjetrin. Kjo është diçka e gabuar dhe duhet ta ndreqim duke e dëgjuar tjetrin, duke e lënë atë të shprehet deri në fund dhe më pas të ndërhyjmë.

  1. Respektoje personin që ke përballë.

Është diçka që duhet ta bëjmë me këdo, përderisa po i kushton kohën tënde për të folur me një person të caktuar. Nuk është etike të të flasë dikush dhe ti ta injorosh, sikur ai person të mos ishte përpara teje duke të të folur.

  1. Kushtoji vëmendje komunikimit.

Gjatë komunikimit me dikë, ne shpesh përqendrohemi vetëm tek fjalët. Fjalët nuk mjaftojnë. Duhet t’i kushtojmë rëndësi edhe gjesteve, tonit të zërit, largësisë që ai person mbaj ndaj nesh, ndërsa flet etj. Këto janë elemente të rëndësishme për ta kuptuar çfarë do të thotë ai person.

  1. Përqendrohu tek e tashmja.

Normalisht që të gjithë ne e mbajmë mend shumë mirë, nëse një person na ka lënduar në të shkuarën tonë. Por kjo nuk është diçka që duhet ta kemi përherë parasysh. Nëse një person na flet i penduar dhe na kërkon falje, bëjmë mirë të përqendrohemi në të tashmen dhe në fjalët e tij/saj.

  1. Komunikoni duke e parë tjetrin në sy.

Shumë prej nesh, “të pushtuar” nga teknologjia, po zgjedhim të komunikojmë nëpërmjet rrjeteve sociale. Sado të avancojë teknologjia, sërish komunikimi real, përballë njëri tjetrit, nuk mund të zëvendësohet me komunikimin e ftohtë përmes të shkruarit.

  1. Fal.

Mund të të duket si klishe tashmë ajo thënia e vjetër popullore: “Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore”, sepse vërtet mund të të kenë lënduar shumë, por ekziston edhe pendimi i thellë dhe i sinqertë. Ndaj fal, për të jetuar edhe vetë një jetë të qetë.

  1. Largohu nga një debat i parëndësishëm.

Ti vlen dhe nuk ke pse i shpenzon energjitë e tua në mënyrë të kotë, duke u përfshirë në debate që jo vetëm nuk kanë lidhje me interesat e tua, por as që të ndihmojnë në ndonjë gjë. Pyete veten nëse ia vlen ai debat, dhe nëse përgjigjia është jo, më mirë largohu e mos e humb kohën kot.

  1. Ji i sjellshëm.

Sado i rëndë të jetë një debat, ky fakt nuk duhet të të bëjë të dalësh nga kufijtë e tu dhe të sillesh në mënyrë jo të sjellshme me të tjerët. Është e rëndësishme t’i dëgjojmë të tjerët deri në fund për ato që kanë për të thënë dhe t’i pranojmë mendimet e tyre, edhe pse mund të jenë ndryshe nga tonat.

Leave a Reply

Back to top button