Covid19

A duhet të vendosim maskë kur stërvitem në natyrë?

Është e rëndësishme të marrësh ajër të pastër dhe të stërvitesh por a duhet të vendosim maska ​​gjatë vrapimit, ecjes apo çiklizmit në natyrë?

Të vendosësh maskë apo mos të mos vendosesh maskë teksa ke dalur për ajër të pastër është pyetja që shumë prej nesh po ia bëjnë vetes këto ditë. Sipas CDC, ne duhet të vendosim maska ​​në “zonat më të dendura të komunitet dhe që janë pika të rëndesishme”, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndërsa CDC nuk i rendit ambientet e jashtme si një hapësirë ​​me densitet të lartë, kjo nuk do të thotë se është mirë të shtësim andej pa maskë. Për shkak se frymëmarrja kur ne bëjmë aktivitet fizikë është më e sforcuar dhe e shpërndanë më shumë virusin në ajër, ne duhet ta dyfishojmë distancën midis njëri tjetrit nëse stërvitemi jashtë.

A e shpërndajmë virusin kur pedalojmë me biçikletë?

Me pak fjalë, po. Frymëmarrja intensive dhe më e thellë kur ushtroni ka të ngjarë të shkaktojë më shumë derdhje virale, veçanërisht nëse era po frynë  arrinë ta shpërndajë më shumë virusin. Ekspertët rekomandojnë që kur vraponi të qëndroni të paktën 4metra larg nga të tjerët. Për të minimizuar rrezikun sa më shumë që të keni mundësi, vendosni sa më shumë hapësirë ​​mes vetes dhe të tjerëve.

 A duhet të vendosni maskë nëse po vraponi në një kodër ose mal?

Nëse jeni plotësisht vetëm ose thjesht me njerëz nga familja juaj, atëherë nuk ka problem. Sidoqoftë, nëse ka persona të tjerë në atë vend, vendosni maskën tuaj teksa afroheni dhe ndërsa po shkëmbeni rrugën me tjerë bëni çmos që të përpiqeni të vendosni sa më shumë hapësirë ​​ të keni mundësi midis jush dhe personit tjetër. Nëse terreni nuk ju lejon të vendosni shumë distancë midis vetes dhe personit tjetër, mundohuni të merrni frymë në drejtim të kundërt. Nëse thjesht po kaloni një person tjetër dhe veçanërisht nëse thjesht po ecni dhe nuk po merrni frymë shumë, ka më pak rrezik.

Qëllimi i maskës është më shumë që të parandalojë përhapjen e virusit sesa t’ju mbrojë nga marrja e tij.

Leave a Reply

Back to top button