Horizonti.alMAIN

A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?

Nga Charlotte Meyer

Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konsideruar si më e vjetra në botë. Gati në të njëjtën kohë, në Siberi po zhdukeshin mamuthët e fundit në planet. Mijëra vite më vonë, kjo specie vazhdon të shkaktojë kuriozitet dhe magjepsje tek njerëzit.

Tani, projektet e reja synojnë ta nxjerrin kafshën parahistorike nga librat e historisë dhe ta rikthejnë në jetë. Kompania australiane e mishit të kultivuar, Vow, i tregoi publikut një qofte gjiganteprodhuar nga qelizat e kopjuara nga një vigan i tillë i leshtë në një laborator. Sipas tyre, ky top proteinik nga e kaluara mund t’i hapë rrugën për ushqimin tonë të së ardhmes. Në nivelin shkencor, ne kemi tashmë aftësi për të rikrijuar specie që janë zhdukur më pak se 1 milion vjet më parë. Colossal Biosciences, një kompani start-up e themeluar në vitin 2021 nga gjenetisti i Universitetit të Harvardit, Xhorxh Çërç, synon të krijojë elefantë gjigantë leshatorë.

Gjenetikët shpresojnë të integrojnë përfundimisht mamofantin e tyre në natyrë, sidomos në Parkun Pleistocen, në rajonin ekstrem verilindor të Siberisë. këtë park, Sergei Zimov dhe djali i tij Nikita, janë përpjekur prej 25 vjetësh të rikrijojnë tundrën siç ishte disa qindra mijëra vjet më parë gjatë Epokës Akullnajore, me fusha të gjera me bar të populluara nga barngrënës të mëdhenj.

Renat, bizonët dhe drerët, bredhin tani lirshëm në parkun me një sipërfaqe prej 14.400 hektarë.Me përparimet teknike të viteve të fundit, mundësia e suksesit në projekte të tilla po bëhet gjithnjë e më e besueshme”- thotë Lionel Kavin, paleontolog dhe kurator në Muzeun e Historisë Natyrore në Gjenevë, dhe bashkëautor i librit “Ringjallja e specieve?” me biologunevolucionar Nadir Alvarez.

Por sado magjepsëse që mund të jetë, kjo ide nuk i lumturon të gjithë. “Teknikisht, nuk mjafton vetëm që të kesh sukses”– thotë Rezhis Debryjn, paleontolog në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore në Paris, për të cilin këto krijesa do të mbeten gjithmonë “pseudo-mamuthë”.

Për të, këto përpjekje nuk marrin parasysh periudhën e pas-zhdukjes. 4 mijë vjet më parë, lagështia e klimës shënoi fundin e mjedisit të kësaj specie. Mamuthi u shfaros sepse u zhduk mjedisi në të cilin kishte lulëzuar për gati 1 milion vite. Si mund të mbijetonte kushte tëtjera?”-pyet ai.

Një specie mbart me vete kujtesën e historisë së saj. Që mamuthi të mbijetojë sot, ai duhet të evoluojë në një mjedis stepe. Megjithatë, siç e thekson studiuesi, gjerësitë e larta të Arktikut përbëhen nga tundra moçalore, të cilat janë shumë të lagështa për këtë kafshë.

“Aty ka një bimësi të ulët që nuk mund të ushqejë popullata barngrënësish të mëdhenj, ndaj do të na duhet ti ushqejmë vazhdimisht dhe ti zhvendosnim për të shmangur vdekjen e sigurt. Ideja e rikrijimit të stepës duke risjellë në jetë barngrënësit e mëdhenj, mund të tingëllojë e mrekullueshme në letër, por në realitet përbën një përmbysje të shkakut dhe pasojës”- thekson eksperti.

Qëndrueshmëria afatgjatë e specieve të ringjallura, nuk është aspak e sigurt. Përveç kësaj vështirësie mjedisore, shkencëtarët përmendim diversitetin gjenetik të nevojshëm për mbijetesën e kafshës. Sipas Debrujn, ky i fundit nuk është i mundur të krijohet artificialisht. Dhe ashtu si njerëzit, edhe këto kafshë mbështeten në transmetimin e brezave për të mësuarin e tyre. Si jetimë dhe pa një strukturë të vërtetë shoqërore, do të pakësoheshin shanset e tyre për të mbijetuar.Në këtë pikë, ne të pyesim veten se si do të reagonte një vigan i lindur nga një elefant aziatik. Në këtë aspekt mund të kemi surpriza. Dhe pa kafshët që jetonin përkrah mamuthëve dhe që luajtën një rol të rëndësishëm në fiziologjinë e tyre, sjellja e tyre mbetet e paparashikueshme”- shprehet Kavin.

Në përgjithësi, rikthimi i specieve të zhdukura mund të jetë një dhuratë e helmatisur. FlorensBurga, filozofe e specializuar në çështjet e kafshëve dhe drejtoreshë kërkimore në Institutin Kombëtar Francez për Kërkime Bujqësore, Ushqim dhe Mjedis, thotë:Një specie mbart me vete kujtesën e historisë së saj. Imagjinoni sikur të ringjallim një njeri të species Neandertal. Ai do të ishte krejtësisht i çoroditur, sepse nuk ka kujtesën e gjithë këtij moderniteti, zhvillimi shkencor dhe teknik që formëson imagjinatën tonë, referencat tona, kush jemi ne. Një mamut i ringjallur do të ishte edhe më i çorientuar sesa një luan i futur në kafaz.

Gjithsesi, themeluesit e Colossal kanë një argument bindës në favor të tyre. Ndërsa ndryshimet klimatike po shqetësojnë gjithnjë e më shumë mendjet e njerëzve, ata pretendojnë se kanë jo vetëm zgjidhjen për ti dhënë fund zhdukjes së specieve, por edhe që kafsha gjigante ka aftësinë të ngadalësojë shkrirjen e permafrostit, duke kufizuar kështu emetimet e gazeve serrë.

“Toka e përhershme e ngrirë, po shkrihet gjithnjë e më shpejt. Sepse paradoksalisht bora që mbulon këtë zonë vepron si një izolim termik. Kjo e pengon tokën të qëndrojë e freskët. Ideja e Colossal, është që t’i dërgojë këta gjitarë të mëdhenj atje që të ngjeshin borën, në mënyrë që të ngadalësohet shkrirja e permafrostit dhe të reduktohen emetimet e gazit metanit”- thotë Kavin.

Që të funksionojë projekti, duhet të rifuten në zonë disa qindra mijëra mamuthë. Ndaj Debrujn e sheh atë si asgjë më shumë sesa si një truk publicitar për të tërhequr financime.

Njerëzit janë përgjegjës për një zhdukje të gjashtë masive. Në 130.000 vjet, më shumë se 2.5 milionë specie janë zhdukur nga bota, me 500.000 vetëm 1500 vitet e fundit.

Duke premtuar se do të rikthejë në jetë kafshët, zhdukjen e të cilave ne mund ta kemi shkaktuar ne, kompania prek një nerv të ndjeshëm. Kjo mund të jetë vërtet zgjidhja për zhdukjen e specieve, por është e vështirë të mos shohësh edhe anë negative.

“Duke u përpjekur të na bëjnë të besojmë se do të zgjidhim problemet e biodiversitetit në këtë mënyrë, ata rrezikojnë të inkurajojmë mosveprimin e përditshëm në aspekte të tjerathotë Debrujn. Në vitin 2017, një studim i botuar në revistën shkencore Nature Ecology & Evolution vlerësoi se kostoja e rifutjes së zogut me zile në ishullin Chatham, një zog i zhdukur në Zelandën e Re, është 360.000 dollarë vetëm për vitin e parë.

I njëjti dokument thotë se konvertimi i specieve të zhdukura, do të kërkonte 3-8 herë më shumë para sesa për speciet e kërcënuara. Nga ana tjetër, Colossal krenohet se ka mbledhurderi tani mbi 75 milionë dollarë, falë donatorëve të mëdhenj si Paris Hilton dhe Tomas Tull, ish-kreu i kompanisë së prodhimit të vitit 2018 Jurassic World:Fallen Kingdom. Këto shifra ngrenë pikëpyetje mbi prioritetet financiare që i janë dhënë botës së gjallë.

Marrë me shkurtime nga Worldcrunch” – Bota.al

Back to top button