Psikologji

A po e respekton mjaftueshëm veten tënde? Zbuloje në këtë material…

Ta dëgjojmë, t’i besojmë, t’i flasim dhe ta respektojmë veten tonë janë hapat thelbësorë për të jetuar një jetë të duhur. Nuk ka mundësi të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde, nëse nuk i jep vetes të njëjtin respekti që u jep të tjerëve. Problemi është se ne jo gjithmonë arrijmë ta kuptojmë mënyrën se si e trajtojmë veten tonë, me apo pa respekt. Shenjat e mëposhtme do të ndihmojnë të kuptosh se nuk po e respekton mjaftueshëm veten tënde.

  1. Po u thua “Po” gjërave që nuk janë të rëndësishme për ty, ose për të cilat nuk ke kohë. Respektoji kohën dhe energjitë e tua duke i shpenzuar me projekte dhe me njerëz që kanë vlerë për ty. Nuk i bëjmë vetes asnjë nder duke e ngarkuar ditën tonë dhe duke marrë kohë nga gjëra me vlerë për ne.
  2. Po e prezanton veten si dikush që nuk je, vetëm për të përfituar diçka. Ndonjëherë ndihemi sikur duhet të ndryshojmë pak për t’i bërë dikujt përshtypje dhe dalim nga vetja jonë. E dimë se nuk është gjë e duhur, por e bëjmë, gjithsesi. Gjëja më e rëndë që tregon mungesën e respektit për veten tonë, është të menduarit se nuk jemi mjaftueshëm të mirë. Në këtë rast mund të na duket se nuk jemi mjaftueshëm të mirë për të tjerët, kur në fakt nuk jemi mjaftueshëm të mirë për veten.
  3. Shpesh bie dakord me diçka që thotë dikush, vetëm se nuk do ta ofendosh. Mendimet tona kanë vlerë dhe kur ne nuk i shprehim ato, jemi duke i thënë vetes dhe të tjerëve rreth nesh se mendimet tona janë të pavlera. Trego respekt për veten dhe të tjerët duke e shprehur atë që ndjen me sinqeritet dhe mirësi.
  4. Vendos nevojat e të tjerve përpara nevojave të tua. Nuk i bëjmë vetes tonë nder duke i lënë mënjanë nevojat tona për gjumë, relaksim, për kujdesin ndaj vetes, apo për çdo gjë tjetër dhe duke plotësuar nevojat e të tjerëve. Duhet të kuptojmë se që të funksionojmë siç duhet, duhet të kujdesemi për veten tonë.
  5. Nis ta fshehësh se si ndihesh. Ne jemi qenie me ndjenja dhe emocione, por shoqëria na ka mësuar se duhet që shpesh t’i fshehim ato për të mos i bërë të tjerët të ndihen keq. Në fakt, je duke mos e respektuar veten tënde çdo herë që thua se gjërat po shkojnë mirë, kur ato nuk po shkojnë ashtu. Ji i/e sinqertë lidhur me atë që je dhe më e rëndësishmja, me mënyrën se si ndihesh. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button