Teknologji

Amazon ka disa lajme të reja për të gjithë përdoruesit e Kindle app

Amazon njoftoi në një deklaratë për shtyp se pajisja e saj Kindle po merr një rregullim të plotë në një përditësim të ri duke filluar nga kjo javë.

Pas update- imit , përdoruesit do të jenë në gjendje të kontrollojnë më lehtë gjithçka që ata kanë dëshirë të lexojnë, si dhe të regjistrojnë, të bisedojnë ,vlerësojnë dhe të ndajnë leximet e tyre me miqtë. Pamja e re e Kindle app është e pastër dhe minimale, dhe frymëzuar pikërisht nga pamja e librave. Në të tashmë mund të gjesh një numër të madh librash , dhe madje edhe ikona e aplikacionit mori një ridizajnim të ri.

Më e mira nga të gjitha, është se  tani ka një mundësi të re ku mund të zvogëloni dhe zgjeroni faqen tuaj sa të doni, një mundësi kjo për të zvogëluar tendosjen e syve gjatë shfletimit të librave tuaj.

Gjithashtu një risi tjetër është edhe shiriti i menus në pjesën e poshtme të ekranit i cili ju lejon të kaloni lehtë në opsionet e tjera  më të njohura të Kindle-t dhe  gjithashtu libri që ju po lexonit nuk do të zhduket por do ju shfaqet aty në  një ikonë të vogël duke ju dhënë mundësin ti riktheheni kur të doni .

Amazon ,ka vendosur  gjithashtu edhe shiritin e kërkimit në dispozicion në krye të aplikacionit, duke e bërë më të thjeshtë se kurrë për të gjetur literaturën që ju  dëshironi.

L.R/Bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close