Horizonti.al

Apokalipsi i Biblës e ka origjinën tek historia Zoroastriane e “Frashokeretit

Seria: Traditat biblike, që janë ndikuar shumë nga kulturat e tjera të lashta. I kopjuar nga traditat e hershme fetare, narrativa e krishterë e Apokalipsit, ka lidhje të vazhdueshme dhe thelbësore me historinë e vjetër Zoroastriane “Frashokereti”

I shfaqur në Librin e Zbulesës, libri përfundimtar i Dhjatës së Re, Ardhja e Dytë e Mesisë, u propagandua për të simbolizuar fundin e botës. Duke parashikuar shkatërrimin e Tokës dhe gjykimin hyjnor të njerëzimit, konceptim i një apokalipsi nuk është origjinal si një tregim vetëm biblik.
Përkundrazi, shumica e feve botërore, duke përfshirë edhe ato që i kanë paraprirë traditës judeo-kristiane, kanë dëshmi të hollësishme mbi të njëjtin koncept, nga i cili Bibla u frymëzua shumë. Në veçanti, Zoroastrianizmi, ndër fetë më të vjetra të regjistruara në histori, përmban paralele të rëndësishme.
Që nga mijëvjeçari i dytë përpara Erës Sonë, eskatologjia Zoroastriane bëhet një përbërëse e formuar plotësisht e fesë, të paktën 500 pesëqind vjet përpara lindjes së Jezusit dhe Ungjillit të të mëvonshëm të Gjonit. Ajo parashikonte se një ditë do të nisë të shuhet, duke shkurtuar ditët me diell në tokë dhe me këtë të fundit që do të bëhet gjithnjë e më shterpë, do të pasojë një betejë e madhe midis të drejtit dhe të ligut, që do të pasohet nga “Frashokereti”. Pas ardhjes së ‘Saoshyant”, shpëtimtarit përfundimtar të njerëzimit, të vdekurit do të ringjalleshin dhe ata që meritonin dhuratën hyjnore do t’i jepej pavdekësia dhe mundësia për të jetuar pa dëshirë ose frikë në parajsë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button