Psikologji

“Bota ndahet ndërmjet meshkujve që…”. Një artikull kaq reflektues duhet ta lexojnë të gjithë…

“Ka meshkuj me fëmijë që thonë: “Do të vonohem, sepse do luaj kalçeto sot”, dhe ka prindër meshkuj që u thonë fëmijëve: “Shpresoj të kthehem herët”.

Ka meshkuj me fëmijë që thonë: “Sonte është ndeshja në televizor”, ndërkohë ka dhe prindër meshkuj që u thonë fëmijëve: “Kush do të shohë film vizatimor me mua?”.

Ka meshkuj me fëmijë që thonë: “Më në fund erdhi fundjava për t’u qetësuar”, ndërkoha ka dhe prindër meshkuj që u thonë fëmijëve: “Më në fund erdhi fundjava për të qëndruar bashkë e për t’u kënaqur”.

Ka meshkuj me fëmijë që kthehen nga puna dhe thonë: “Ndihem shumë i lodhur”, ndërkoha ka dhe prindër meshkuj që u thonë fëmijëve: “Më munguar përgjatë gjithë ditës”.

Ka meshkuj me fëmijë që u mjafton t’i japin mbiemrin fëmijëve për t’u ndjerë prindër, ndërkoha ka prindër meshkuj që kujdesen për fëmijët e tyre, edhe nëse nuk mbajnë të njëjtin mbiemër me ta.

Ka meshkuj me fëmijë që thonë: “Epo unë i sjell paratë në shtëpi”, ndërkohë ka dhe prindër meshkuj që çdo ditë që duhet të largohen nga shtëpia për të shkuar në punë, u duket si një goditje në zemër, sepse do të qëndrojnë larg fëmijëve të tyre.

Ka meshkuj me fëmijë që nuk i bëjnë punët që “u përkasin” mamave, ndërkoha ka dhe prindër meshkuj që i ndotin duart edhe me punët që “duhet t’i bëjnë” femrat.

Bota ndahet ndërmjet meshkujve që kufizohen vetëm tek bashkimi i spermatozoidit me vezën, dhe meshkuj që zgjedhin të bëjnë pjesë realisht në jetën e fëmijëve të tyre”. – Jung & Queen.

Back to top button