Psikologji

Çfarë nuk duhet t’i thoni asnjëherë dikujt që vuan nga depresioni?

Në këtë artikull do të mund të lexoni disa fraza që nuk duhet t’ia thoni dikujt që vuan nga depresioni, sëmundje me të cilën ende bëhen shumë gabime në përditshmëri. Gabimi më i madh është fakti që nuk njihet mjaft mirë si çrregullim. Në ditët e sotme, depresioni është një nga sëmundjet më të nënvlerësuara në botë. Është tepër e vështirë të diagnostikohet, shumë shpesh neglizhohet duke çuar në pasoja negative. Kjo është arsyeja kryesore se pse duhet të mësojmë më tepër fakte mbi këtë çrregullim, që në ditët e sotme është tepër i përhapur në botë. Por cilat janë gjërat që nuk duhet t’ia themi asnjëherë dikujt që vuan nga depresioni?

Jemi duke trajtuar një sëmundje që ende sot ka shumë mungesë njohurie në popullatë, ndaj është e rëndësishme që të gjithë të nisim ta njohim më mirë, pasi mundet edhe të prekemi nga depresioni. Përveçfaktit që duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të jemi ne në një gjendje të tillë një ditë, duhet të jemi edhe të kujdesshëm me personat rreth nesh që mund të vuajnë aktualisht nga depresioni. Gjëja kryesore që nuk duhet të bëni, është ta injoroni një person që vuan nga depresioni. Këtë gjë mund ta bëjmë edhe nga frika se nuk dimë si të sillemi, por është vendimi më i gabuar që mund të marrim. Njerëzit që vuajnë nga depresioni, kanë nevojë për ndihmën dhe praninë e personave të dashur.

Por çfarë nuk duhet t’u themi atyre që vuajnë nga ky çrregullim? Fillojmë me fjalinë klasike: “Mundohu të jesh më i/e lumtur”. Nuk mendoni se kjo është një fjali pa kuptim? Nuk mund të mundohesh të jesh mëi lumtur, sepse depresioni të bën ta shohësh gjithçka më të errët e më negative.

Akoma më tepër nuk duhet t’u themi: “Duhet të përkushtohesh ta kalosh këtë periudhë”. Jemi duke trajtuar një sëmundje që si gjithë sëmundjet e tjera, ka nevojë për trajtim, jo vetëm për përkushtim. Dhe sëfundmi, nuk duhet kurrsesi t’u themi: “Mendo se sa shumë njerëz në botë janë më keq se ti”. A i ka shërbyer një fakt i tillë ndonjërit nga ne për t’u ndjerë më mirë? Sigurisht që jo.

Kush vuan nga depresioni ka nevojë të kuptohet, të mbështetet. Ka nevojë ta pranojë sëmundjen dhe ta përballojë si çdo sëmundje tjetër. Mos e bëni edhe ju gabimin e nënvlerësimit të depresionit, pasi nuk ka gjë më të gabuar.

Back to top button