Covid19

Dy muaj në izolim, Italia filloi sot jetën teksa respektoi këto norma

Maska, distanca sociale dhe kontrollet e temperaturave ishin rendi i ditës teksa qytetarët italianë merrnin shërbimin në rrjetin e transportit të Romës.

Sot, Italia lehtësoi masat e bllokimit për mbylljen e saj dy-mujore të COVID-19.

Tregtarët mbanin maska ​​për fytyrën dhe qëndruan në radhë duke respektuar distancimin shoqëror. Zyrtarët e mbrojtjes civile matën temperaturat e njerëzve.

Diku tjetër në Itali, vendet e ndërtimit dhe prodhimi rifilluan, ndërsa restorantet u pastruan për të filluar shërbim ”bli dhe largohu”

Por ka të ngjarë të kalojë disa javë para se të rifillojë shërbimi në restorante. Rihapja e dyqaneve dhe parukierëve do të duhet të presë gjithashtu.

Italia ka regjistruar rreth 29,000 vdekje të COVID-19 dhe më shumë se 210,000 infeksione./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button