Zodiak

E dini se si ndahen tradhëtarët dhe besnikët e horoskopit?

Ndikimi i yjeve favorizon në tradhti, duke reaguar në mënyra të ndryshme sipas shenjës zodiakale. Ndër shenjat më të rrezikuara janë: Binjakët në vendin e parë, të ndjekur nga Peshorja dhe Peshqit.

Shenjat tradhtare

Dashi: është një shenjë tradhtare. Preferon të tradhtojë për dëshirë dhe për mendjemadhësi, por zjarri i Dashit fiket më shpejt seç mendon.

Binjakët: tradhtar në seri nga të gjithë shenjat e tjera, por këtë gjë e bën për lojë.  Binjaku me këtë “justifikim” kalon çdo pengesë. Për ata, tradhtia është thjesht një kalim kohe i padëmshëm.

Peshorja: narcist dhe sipërfaqësor, shenja e Peshores mund te ndihet lehtësisht i mallëngjyer nga vëmendja e te tjerëve. Për ta, kjo është një ilaç shumë i mirë për vetëvlerësimin. Nëse heq dorë, nuk e bën në emër te dashurisë, por për frikën se mund të humbë partneren “zyrtare”.

Akrepi: nuk do të pranonte kurrë një tradhti, por pas kësaj urrejtjeje fshihet një tradhti e dëshiruar. Nëse bie ne tundim, e bën me koshiencë të plotë.

Shigjetari: i do aventurat dhe i jeton shpesh si një lojë. Nga ana tjetër Shigjetari është gjithmonë i mbushur me emocione dhe eksperienca, në të mirë dhe në të keqe ai mendon vërtet kështu.

Ujori: më shumë se besnikërisë i kushtohet bashkëpunimit. Ujori në fakt është një natyrë e lirë, nuk pranon kushte. Nëse tradhton e bën për lojë.

Peshqit: premton besnikëri, por vështirë se e mban. Kënaqësia e dominon dhe në këtë pikë Peshqit tradhtojnë edhe pse mund të jenë shumë të dashuruar por tradhtinë nuk e pranojnë.

Shenjat besnike

Demi: në të kundërt me kafshën që e përfaqëson, është paqësor nga natyra, nuk dëshiron paparashikimet, duke preferuar një qetësi te shëndetshme. Është posesiv, por shumë besnik.

Gaforrja: adhuron familjen, janë tradicional dhe vështirë të bien pre e tradhtisë. Tundimi mund të mjegullojë mendjen nëse ndjehet në ajër një dashuri e madhe.

Luani: në të kundërt me atë që mund të besoni, Luani nuk është tradhtar. I ndershëm dhe i sinqertë. Mjafton të bëni kujdes dhe të mos lëndoni krenarinë, mund të kthehet në një armik të rrezikshëm.

Virgjëresha: pak nga ndrojtja, pak nga pasiguria, shenja e Virgjëreshës preferon të qëndrojë larg nga tradhtia. Besimet e saj janë platonike.

Bricjapi: kërkon të ndjehet gjithmonë i dëshiruar dhe ambicioz. Mund të bëhet pre e joshjes për t’u ndjerë në lartësinë e situatës. Pavarësisht kësaj, niveli i tyre i tradhtisë konsiderohet i papërfillshëm.

Leave a Reply

Back to top button