Psikologji

“Fuqia magjike e riorganizimit”, nga Marie Kondo: 12 rregulla për një jetë më të lumtur

Të gjithë e duan atë, të gjithë flasin për të, “Fuqia magjike e riorganizimit” nga Marie Kondo ka pushtuar të gjithë botën. Tani është bërë një bestseller me mbi 4 milion kopje të shitura, të përkthyera në gjuhët kryesore të botës dhe madje të botuar në më shumë se 30 vende. Por cili është sekreti i suksesit të saj? Çfarë e dallon atë, nga manualet e shumta të shkruara mbi këtë temë?

Kush është Marie Kondo

Marie Kondo ka një histori të gjatë rirregullimi mbi shpatullat e saj. E gjitha filloi në moshën 5 vjeçare, kur vogëlushja Marie i rregullonte lodrat, rrobat dhe madje edhe dhomën e prindërve dhe të vëllezërve të saj.

Duke u rritur, Marie Kondo ndoqi rrugën e shkrimit të specializuar në manualet e ekonomisë shtëpiake. Por në vitin 2011 ajo arriti sukses të madh falë publikimit të doracakut të famshëm.

Sekreti i fuqisë magjike të riorganizimit

Përse një manual riorganizimi ka arritur një sukses të tillë ndërkombëtar? Ndoshta për ta bërë atë unik në llojin e vet dhe gjithashtu tërheqës për një botë të përkushtuar për mirëqenien, ishte qasja alternative e autores, që thjesht nuk propozon një metodë për rregullimin e një shtëpie, por edhe për arritjen e lumturisë në të njëjtën kohë.

Metoda Kon-Mari e hartuar nga Kondo, një referencë e qartë për emrin e saj, na mëson të rregullojmë dhe të eleminojmë shumë vogëlsira, të cilat shpesh grumbullohen pa e kuptuar. Sipas autores, heqja e gjërave të padobishme në një mënyrë selektive jo vetëm që lejon që dikush të gjejë paqe mes shtëpisë, por edhe të arrijë një gjendje lumturie në jetën e vet.

Ka nga ata që, pasi kanë përjetuar personalisht këshillën e Kondo, thonë se kanë rigjetur marrëdhënien me partnerin e tyre, kanë hedhur një hap përpara në punë e kështu me radhë. Sikur riorganizimi të mund të aktivizonte forca të mbyllura brenda nesh. Sepse me krijimin e hapësirave, është më e lehtë të shohim se kush jemi dhe ku duam të shkojmë, të paktën sipas autores.

Një filozofi që ndoshta ka rrënjë të largëta, jo domosdoshmërisht japoneze. Mjafton të thuhet se në shumë komunitete ka rregulla të pashkruara lidhur me menaxhimin e shtëpisë, e konsideruar si një pasqyrë e ekzistencës. Për shembull, në Marok thuhet se eliminimi i rrjetave të merimangës është thelbësor për ata që duan të lëvizin përpara se sa të mbeten të ngatërruar në të kaluarën. A ka diçka të vërtetë?

Sistemi KonMari

Sistemi i ashtuquajtur “KonMari” supozon një riorganizim sistematik të shtëpisë dhe të jetës. Sipas autores është në fakt shumë e lehtë të biem përsëri në efektin e bumerangut, i cili në mënyrë të përsëritur e rikthen shtëpinë në gjendjen e saj kaotike pas riorganizimit.

Por le të shkojmë në rregullat kryesore:

  1. Ne nuk duhet të grumbullojmë gjëra për të kënaqur dëshirat ose të bëjmë blerje të pandërgjegjshme. Kur ndodh, është e natyrshme që shtëpia është e mbushur me gjera që peshojnë mbi jetën tonë. Si të bëni zgjedhjen? Gjetja e objekteve dhe kontrollimi i atyre që nuk bëjnë. Objektet që nuk sjellin emocione pozitive duhet të përshëndeten, falënderohen dhe largohen. Por, kini kujdes, pasi hiqen, është e rëndësishme të mos blini të njëjtat.
  2. Rrethoni veten vetëm me objekte që sjellin ndjesi të këndshme.
  3. Zgjidhni çfarë duhet të mbani sipas kategorisë, jo nga dhoma, duke filluar nga rrobat. Dhe duke vazhduar gradualisht me objektet e tjera. Riorganizimi nga dhoma në dhomë nuk rekomandohet sepse rrezikon krijimin e një rrethi vicioz në të cilin objektet e njëjta përsëriten vazhdimisht.
  4. Gjeni motivimin e brendshëm që ju shtyn të doni të organizoni një shtëpi.
  5. Ndryshoni idenë tuaj të rendit duke mësuar se një shtëpi e rregullt duhet gjithashtu të mbahet në rregull, përndryshe nuk do të funksionojë.
  6. Ri-rendit gjithçka në një kohë maksimale prej 6 muajsh.
  7. Organizoni gjithçka vertikalisht në mënyrë që gjithçka të mbetet e dukshme dhe brenda mundësive.
  8. Organizoni gjithçka në vendin e vet, sepse secili objekt duhet të ketë vendndodhjen e vet të saktë.
  9. Pasi të hiqen objektet, hidhni çantat e mbeturinave menjëherë.
  10. Mbushni dollapet plotësisht me rrobat, vendosni në dysheme në një vend dhe vazhdoni me zgjedhjen sipas kategorisë, duke filluar nga lavanderia.
  11. Krijo një hapësirë ​​personale në shtëpi ku mund t’i mblidhni objektet tuaja të preferuara.

Leave a Reply

Back to top button