Covid19

Gjermania po diskuton të përshpejtojë rikthimin në normalitet

Gjermania po përshpejton rikthimin e saj në normalitet nga bllokimi ndaj koronavirusit, teksa udhëheqësit rajonalë janë kundër kërkesave të kancelares Angela Merkel në betejën ndaj pandemisë.

Në prag të një takimit mes Merkel dhe 16 udhëheqësve të tjerë të Gjermanisë, pritet të diskutohet për një raund të ri të lehtësimit të masave të qëndrimit në shtëpi, si dhe hapjen e restoranteve dhe hoteleve gjatë këtij muaji.

“Ka ardhur koha për një rihapje të kujdesshme,” tha kryeministri i shtetit bavarez, Markus Soeder.

Presioni është rritur mbi Merkel për të lehtësuar frenimin e jetës publike që e kanë zhytur ekonominë në një recesion të thellë./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button