Psikologji

Histori prekëse: “Infarkti në zemër më ndryshoi komplet jetën”

“Unë kam kaluar atë që kalojnë shumë persona pas moshës 50 vjeçare. Një goditje në zemër, një infarkt që ta ndryshon komplet jetën. Ndalova së piri duhan, alkool, së u ushqyeri keq. Humba 14 kilogramë. Ishte pikërisht një ngjarje e tillë që më bëri të kuptoja se jeta është e bukur dhe këto arritje kanë qenë basti më i madh që kam fituar me veten. Ditën e infarktit mendoja vetëm jetën, dëshiroja të jetoja, të zgjohesha gjallë mëngjesin tjetër.

Nga ajo ngjarje ndryshuan edhe prioritetet e mia. Puna, e cila deri në atë moment ishte gjithçka për mua, nuk qëndroi më si prioritet. Kuptova se puna po më ndalonte ta jetoja jetën në maksimum dhe se kishte gjëra të tjera shumë më të rëndësishme në jetë. Dashuria, lumturia, buzëqeshjet. Unë kam qeshur gjithëjetën time, por gjithmonë në funksion të diçkaje që më siguronte se të nesërmen do të kthehesha në punë. Bëra në këtë mënyrë, një pakt me veten. Pa të, do të ndihesha keq. Sot unë dua të jem Claudio dhe tëshijoj çdo gjë që Claudio Amendola më ka dhuruar e më dhuron”. – Claudio Amendola

Ndonjëherë kalojmë sëmundje, apo ngjarje të rënda, të cilat sigurisht na bëjnë të ndihemi keq. Ndonjëherëmund të ndihemi edhe të pashpresë për jetën. Mirëpo harrojmë se edhe në ngjarje të tilla ka aspekte pozitive, tek të cilat duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë. Janë pikërisht këto vështirësi, apo sëmundje të rënda që na bëjnë të kuptojmë se çfarë ka vërtet rëndësi në jetën tonë. Sikurse rasti më sipër, duhet tëkuptojmë se shëndeti vjen përherë i pari dhe të marrim masat e duhura për të jetuar shëndetshëm. Shpesh na duket si klishe urimi që të kemi shëndet, por ai është baza. Nëse nuk je i shëndetshëm, nuk mund tëjetosh mirë dhe i lumtur. E pas tij, sigurisht vijnë edhe prioritetet e tjera, dashuria, lumturia, puna etj. Ngjarje të tilla bëjnë që ne ta zhvendosim fokusin nga fiksimi ndonjëherë i sëmurë për të vënë pasuri, tek ato që duhet të kenë rëndësi në jetën e çdokujt prej nesh.

Back to top button