Teknologji

iPhone 6, basti i madh

iPhone 6Të mëdhenj por të menaxhueshëm, të butë, të rrumbullakosur dhe tepër të shkëlqyer. Ja ku janë përshtypjet e para mbi “bizhutë” e reja, të pritura shumë nga Apple, iPhone 6  dhe iPhone 6 Plus, që debutuan dje në dyqane. Si çdo herë, për ata që kanë fjetur jashtë dyqaneve të Apple në pritje që të përmbushej tradita e “fillimit të ritualit”, e rezervuar për ata që blejnë produkte të reja të parët, kontrastuan skeptikët dhe ata të cilët nuk duan të flasin për mollë, nëse nuk ka të bëjë me vetë frytin. Një fjalim i ashpër që konsumohet në rrugë, si ato fizike dhe ato virtuale, dhe dje ka prekur kulmin në Romë, me fushatën e Bllokut të Studentëve dhe hedhjen e vezëve dhe miellit ndaj njerëzve në radhët e dyqaneve të Porta di Roma. Megjithatë, një gjë është e sigurt: Apple konfirmon për të qindën herë që të mos jetë thjesht një ndërmarrje, por ata i kanë dhënë jetë një fenomeni të vërtetë. Para se të jetë në xhepa, iPhone i ri është në gojët e të gjithëve.
Bukuria është përmbajtje
I kemi provuar të dy paisjet dhe përshtypja e parë ishte shumë e mirë. Duke filluar nga estetika.  Sikur të ishte një kthim në origjinë, Apple i ka braktisur format katrore: iPhone 6 e 6 Plus-i nuk kanë tehe të mprehta, janë të hollë, janë peshë e lehtë, dhe përfundojnë shumë mirë me një shtresë opake të aluminit e cila i bën ata të butë (shumë mirë: Kujdes për të mos i lënë të rrëshkasin, si ai djaloshi Australian që e la t’i binte në lidhje direkte TeleVizive menjëherë pasi e kishte blerë) dhe të këndshëm në të prekur. Forma e rrumbullakët do të thotë se ka një vazhdimësi të trupit me ekranin: për të mbajtur një smartphone në dorë me sytë e mbyllur, nuk do të dallohej e pasmja nga e përparmja po të mos ishte për aparatin fotografik që del jashtë një inç. Por forma në këtë rast është edhe substanca, sepse në sajë të “rrumbullakësisë”, pavarësisht nga madhësia, dy IPhone-ët janë me të vërtetë të manovrueshëm.
Ai që është më i habitshëm është ekrani. Ekrani Retinë HD ka përbërje shumë të mirë, reflektimi i dritës nuk shqetëson dhe cilësia e imazhit mbetet e pandryshuar edhe në qoftë se ju shikoni në ekran anash. iPhone 6, pavarësisht nga madhësia, edhe 6 Plusi, mund të mbahen në mënyrë të sigurt, por për ta përdorur atë vetëm me një dorë duhet të përfitohet nga një mënyrë e re lundrimi: Prekja dy herë pa shtypur butonin qendror, dritarja ulet, duke lejuar të arrihet me gisht edhe në pjesën e sipërme. Për të përfituar plotësisht madhësinë e ekranit, është e mundur që të shfaqen menutë, email-et dhe shfletimet e dritareve, edhe horizontalisht. Çelësi i ndezjes është zhvendosur nga ana e sipërme në anën e djathtë.
Krenaria më e madhe e Apple është fotokamera, shpejtësia e fokusimit dhe stabiliteti i videos janë me të vërtetë të mahnitshme. Pa llogaritur se me iOS 8, është e mundur të modifikoni imazhet menjëherë, me një rezultat të ngjashëm me atë të një fotokamere profesionale.
PROBLEMET
Dalja e iPhone-s së ri është shoqëruar, megjithatë, nga disa probleme. Disa ditë më parë është përhapur lajmi në rrjet që 6 Plus-i do të deformohet në qoftë se mbahet në xhepat e parme të pantallonave. Apple, megjithatë, ka theksuar se kjo ka ndodhur vetëm në 9 raste prej mbi 10 milionë dhe se pajisjet e dëmtuara ishin zëvendësuar.
Por problemet nuk përfundojnë këtu: Përditësimi i parë i sistemit të ri operativ iOS 8 ka shkaktuar në fakt keqfunksionimin e iPhone-ve të rinj, duke fikur telefonin dhe lexuesin për shenjat e gishtave. Apple dje lëshoi ​​një përditësim të ri, iOS 8.0.2, duke e zgjidhur problemin.
NJË VËSHTRIM NË TË ARDHMEN
Dy IPhone-et e rinj janë të ngjashëm, por sfida e vërtetë për Apple duket të jetë 6 Plus-i. Është  ndoshta hera e parë që Cupertino duket koherent me stilin e duhur, duke prodhuar një produkt me karakteristikat tashmë të provuara nga konkurrentët, i pari midis tyre Samsung-u Korean.
Kur Jobs prezantoi iPhone-n e parë në botë, e vuri theksin në ekranin e pajisjes së re, “gjigand”, siç ai e përkufizoi disa herë. Pastaj, kur Cupertino ka pasur si rival BlackBerry-in, ekrani iPhone ishte me të vërtetë i habitshëm. Ekrani i iPhone 6 Plus, edhe pse shumë i mirë, nuk hap telashe më shumë, dhe sigurisht nuk e revolucionarizon këtë sektor. Kjo është arsyeja pse “Tablet” Apple sot ka një kuptim të rëndësishëm simbolik. Një nga mësimet e Jobsit ishte se kur mbetesh pas , nuk mjafton të rikuperosh disavantazhin, por duhet bërë një hap më shumë sesa kundërshtarët. Kushedi e di, ndoshta Tim Cook e ka mësuar mësimin, dhe se iPhone 6 Plus është fillimi i një kursi të ri për Apple. Atë rinovim të cilin besnikët e Apple e kërkojnë prej disa vitesh tashmë.
Përgatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button